Si të shpëtojmë nga seksi i mërzitshëm?

spot_imgspot_img

Jo çdo ditë është e dielë prandaj edhe çifteve më të pasionuar ju ndodhë që të bëjnë seks në mënyrë rutinore. A jeni duke shkuar në kahje të rutinës? Më poshtë ju kemi paraqitur disa zgjidhje se si seksi mos t’ju bëhet i mërzitshëm, por ajo që në të vërtetë është – argëtim. Truket e vogla të marra nga faqja e internetit iVillageA, dhe ato të cilat do t’ju ndihmojnë për të bërë këtë janë frymëmarrja tantrike dhe kërkimi i pikës së vërtetë për stimulimin.

Prekni pikat e duhura
Në pjesën e fundit të shpindës ka një pikë përmes të cilës kalojnë nervat e shumta që janë të lidhura me organet gjenitale, dhe është ideale për stimulim seksual dhe eksitim të grave dhe rrit intensitetin e orgazmës, thotë terapisti për akupresion Michael Reed Gach.

Merrni frymë
Harmonizimi me partnerin është shumë i rëndësishëm, dhe një mënyrë e cila do t’ju ndihmonte që të “bashkoheni” është niveli emocional dhe fizik dhe frymëmarrja. Teknika e alternuar e frymarrrjes përderi sa partneri e largon frymën është një nga teknikat tantrike. Më së miri është që të filloni me frymëmarrje gjatë paralojës, kurse pas disa minutash kur frymëmarrja bëhet e pavetëdijshme, mund të vazhdoni me seks, rekomandon terapisti Susan Kaye. 

Intensifikoni orgazmën
Lirimi i tensionit të akumuluar mund të stimulohët me disa lëvizje të caktuara. Orgazmë më eksplozive te femrat mund të arrihet nëse tkurrja përhapet në këmbët e saj, prapanicë dhe stomak në momentin kur e ndjen që orgazma po afrohet.

Ndaloni të mendoni
Mundohuni të largoni mendimet nga koka dhe vetëm të përqëndroheni në pjesët intime të trupit në mënyrë që të jeni në gjendje që plotësisht të relaksoheni dhe të kënaqeni në orgazmë. Autor i librit “Slow Sex: The Art and Craft of the Female Orgasm” nga Nicole Daedone thotë se në këtë  mund të ndihmojë partneri duke e stimuluar klitorisin, dhe gruaja të përqendrohet vetëm në këtë. Ava Cadell terapistja seksuale thotë se gratë mund të eksitohen edhe vetëm duke menduar për seksin, kështu që këtë duhet patjetër të përdor si një vrull. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuri & Martesë: Dialog i shkruar — skenarë për të zgjidhur një keqkuptim pa ngritur zërin

Udhëzues i qetë dhe praktik për të zgjidhur një keqkuptim në marrëdhënie pa ngritur zërin, me skenarë bisedash, teknika dëgjimi aktiv dhe hapa konkretë për t’u përgatitur dhe për t’u rikthyer në dialog.

Recetë: Darkë vegjetariane ekonomike me qiqra dhe perime stinore — gatim familjar në 30 minuta

Recetë praktike dhe ekonomike me qiqra dhe perime stinore, e përshtatshme për familje, gati brenda 30 minutash. Udhëzime të qarta për përgatitje, kursim kohe dhe rregulla bazë të sigurisë ushqimore.

Horoskop argëtues 21.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm argëtim)

Horoskop argëtues për 21 Shtator 2026: parashikime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie për të gjitha 12 shenjat. Vetëm për argëtim dhe reflektim të lehtë.

Trend: Veshje praktike për motin e ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — sete modulare për gra dhe familje në lëvizje

Si të organizoni garderobën familjare për ditët me mot të paqëndrueshëm mes Kosovës dhe Zvicrës duke përqendruar vëmendjen te qëndrueshmëria, ripërdorimi dhe kombinimet modulare që zgjatin.