Çfarë e bën verën e kuqe të shëndetshme?

spot_imgspot_img

Dy gota në ditë është e mjaftueshme për të ulur rrezikun e sulmit në zemër, për të ulur sasinë e kolesterolit në gjak, rrezikun e sëmundjeve të zemrës, madje edhe rrezikun e disa formave të kancerit.

Kemi dëgjuar për vite me rradhë që ka përfitime të mrekullueshme shëndetësore në konsumin e verës, asaj të kuqe posaçërisht. Siç raportojnë të gjithë studimet, përfitimet e verës së kuqe në mënyrë të dukshme mund të përmirësojnë shëndetin tuaj.

Vera mund të përmirësojë tretjen, nxit relaksimin dhe ndihmon për të patur një humor të mirë. Një nga përfitimet shëndetësore të verës së kuqe është se ndihmon trupin tonë për të rritur aftësinë thithëse të kalciumit, fosforit, magnezit dhe zinkut.
Të gjitha këto minerale të rëndësishme ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës – një tjetër përfitim i madh i verës së kuqe. Vera e kuqe gjithashtu përmban hekur, një mineral i nevojshëm për transportin e oksigjenit në trup.

Çfarë e bën verën të shëndetshme?
Përfitimet e vërteta të verës së kuqe janë përbërësit që rrjedhin nga rrushi. Pjesa më e mirë e rrushit është lëkura – vera e kuqe fiton konkursin për shëndetin në çdo kohë në krahasim me verën e bardhë).
Resveratroli (substance) është mbreti i përfitimeve shëndetësore të verës së kuqe. Gjendet në lëkurën e rrushit. Riparon qelizat dhe vepron si antioksidant.

Sa verë duhet pini?
Për të marrë përfitimet shëndetësore nga pirja e verës, hulumtimi tregon se dy gota në ditë do të ishte ideale. Ёshtë përcaktuar si një mesatare prej dy gotash në ditë për burrat dhe një gotë në ditë për femrat.
Megjithatë, problemi me konsumin e verës mbetet alkooli. Nëse konsumoni shumë alkool, atëherë ju do t’i keni mohuar vetes përfitimet shëndetësore nga pirja e verës.

Shënime:
Jo të gjithë mund të pijnë alkool, sidomos njerëzit me diabet dhe ata që marrin medikamente kundër mpikjes së gjakut. Njerëzit me çrregullime të mëlçisë dhe gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë alkool.

Foto: publicdomainpictures.net

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutina e lëkurës sipas sezonit

Përshtatja e rutinës së trupit dhe lëkurës me stinët: mbrojtje, lagështim dhe zgjedhje të mençura veshjesh, me hapa të thjeshtë që funksionojnë në ditën tënde.

Ushtrimet dhe pushimi: këshilla praktike

Rutina 20‑minutëshe, mikropauza dhe gjumë i qetë: udhëzues i thjeshtë për t’i kombinuar ushtrimet dhe pushimin gjatë ditës, me këshilla të zbatueshme menjëherë.

Rutinë pas-shkollore për fëmijën tuaj

Ndërto një ritëm të qartë pas shkollës: snack i lehtë, pak lëvizje, detyra, lexim dhe kohë pa ekrane. Hapa të thjeshtë për Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Trend: Rrobat që zgjasin dhe këshilla praktike

Si të zgjasësh jetën e rrobave me zgjedhje të mençura, kujdes të thjeshtë dhe gardërobë kapsulë për Kosovë–Zvicër. Udhëzues praktik nga Kosovarja.