18.1 C
Priština
More

    7 rregullat e bukurisë që iu përmbahen femrat franceze

    spot_imgspot_img

    Secili vend ka përkufizimin e tij për bukurinë ideale, por tek francezët është shumë më specifike: dëshirojnë të jenë vetvetja, verzioni më i mirë për veten. Besojnë në atë se më mirë duan ta pranojnë veten ashtu siç janë, se sa të ndryshojnë pamjen e tyre, thekson grimieri i famshëm francez.

    Pse francezët të dallohen ndërsa femrat tjera jo? E gjithë bota konstaton se ata posedojnë një nga stilet më të mira në botë – grim minimal, frizurë e lehtë dhe jo e tepruar si dhe një qëndrim shumë të qetë dhe të relaksuar.

    Po ju paraqesin 7 rregullat kryesore kur bëhet fjalë për kujdesin e bukurisë:

    1. Kujdesuni për lëkurën tuaj

    Francezët kujdesen shumë që lëkura e tyre të jetë e shëndetshme dhe se grimi më i mirë për fytyrën e tyre duhet të jetë një lëkurë e pastër dhe e kuruar. Në varësi të të ardhurave, femrat parisiene dhe ato të tjerat në tërë Francën shpesh vizitojnë sallonet e bukurisë ku praktikojnë masazhe dhe piling. Këto femra përdorin tonifikues për fytyrë si dhe krem hidratues gjatë ditës.

    2. Ushqehuni shëndetshëm

    Lëkura e mirë dhe e shëndetshme nuk varet vetëm nga lloji i kremrave, përkundrazi do të kenë efekt shumë të vogël nëse nuk ushqeheni në mënyrë të duhur. Gjithçka që hani ndikon në lëkurën tuaj. Për atë, francezët preferojnë ushqime me origjinë organike duke shmangur futjen e sheqerit, të cilin e konsiderojnë si problem më të madh se sa yndyra.

    3. Shkoni në palestër vetëm nëse ju dëshironi

    Femrat franceze nuk janë edhe shumë adhuruese të sportit, stërvitjes dhe paslestrës. Në këtë aspect janë jashtëzakonisht të rrebeluara ku mund t’i degjoni në deklarimet e tyre duke thënë se ”më mirë na vrsini se të shkojmë në palestër!”. Dhe ato femra që shkojnë, e bëjnë thjeshtë për kënaqësi, se duan të përjetojnë ndryshim.

    4. Rregulloni modelim të lehtë flokësh

    Francezët asnjëherë nuk janë parë me frizura të pazakonta, me stilime të tepruara me llak dhe xhel (në të kaluarën e largët Brigit Bardot). Për ta, më e rëndësishme është frizura se sa styling-u. mbajnë flokë me gjatësi të shkurtër apo mesatare deri poshtë supeve. Preferojnë pamje sa më natyrale dhe frizurë të lehtë.

    5. Thuani “Po” rumenilës

    Brigid Bardot dhe Katrin Denev ndoshta mund të kenë përdorur frizura më të ngrakuara, por në përgjithësi francezet nuk përdorin eyeliner-in.

    “Unë mendoj se detaj më i rëndësishëm se rumenila nuk ka. Ky është identitet që përcakton parisienet, të cilat i përdorin të gjitha hijëzimet duke filluar nga e kuqja e ndezur, nuanca korale e deri te më të lehtat”, thekson Violet.

    6. Ndriçoni fytyrën tuaj

    Harroni për bronzin (errësuesin) dhe hijëzimet e errëta të syve. Francezet nuk duan ta fshehin fytyrën e tyre, por ta zbulojnë sa më shumë pamjen e tyre. Pudrën e përdorin gjithmonë në tone natyrale, rumenilë me nuancë të lehtë ngjyrë pjeshke për të ngjallur sa më shumë freski, si dhe buzëkuq paksa të ndezur që të dominojë në tërë fytyrën.

    7. “Smokey eyes” le të jetë për femrat që kanë një jetë pak më të çrregullt

    “Në përgjithësi jemi shumë dembele rreth përdorimit të kozmetikës dhe nuk duam të shpenzojmë shumë kohë rreth saj. Duam ta kemi vetëm një produkt që ta përdorim, ta vëmë në gishta dhe ta aplikojmë mënjëherë në fytyrë. Kështuqë, ne përdorim pluhurin (pudrën) por edhe hijëzimet e syve. Ndonjëherë mund të përdorim laps të zi për sytë nga Dior si dhe hijëzimin e syve për të bërë modelin smokey eye”, shpjegon Violet./kosovarja.ch/

     

     

     

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...