Top 4 erëzat që janë të mira për shëndetin

spot_imgspot_img

Erëzat jo vetëm që e bëjnë shijen e ushqimit më të mirë, por ato janë të shëndetshme. Njerëzit kanë zbuluar dobitë e erëzave kohë më parë. Më poshtë do të mësojmë se si të marrim më të mirën prej aromave. Këtu janë top 4 erëzat që janë të mira për shëndetin tuaj.

1. Piperi i zi

Kjo erëz është e pashmangshme në pothuajse çdo vakt, por a e dinit se piperi i zi, është gjithashtu shumë i mirë për shëndetin tuaj? Vetëm dy lugë të mesme piper i zi përmbajnë  9% vitaminë K dhe 7%  hekur.Piperi i zi përmirëson tretjen, zvogëlon prodhimin e gazrave në zorrë dhe mundësinë e fryrjes pas një vakti të madh. Piperi i zi gjithashtu ju ndihmon të shpëtoni prej toksinave nga trupi, duke nxitur djersitjen dhe urinim. Lëkura e piperit kokërr nxit ndarjen e qelizave yndyrore, e cila çon në humbje efektive të peshës.

2. Xhenxhefili

Xhenxhefili është një multitasker i vërtetë në mesin e erëzave. Çaji i xhinxhefilit lehtëson dhimbjen e stomakut, si dhe dhimbjen e kokës, dhimbjet menstruale, artritin dhe dhimbjet e muskujve. Çaji xhenxhefilit dhe shurupi xhinxhefilit mund të jenë një ndihmë e madhe, kur bëhet fjalë për kollitje, madje edhe sulmet e astmës. Çaji i nxehtë i xhenxhefilit ju lejon të merrni frymë më lehtë. Gjithashtu thuhet se është shumë i dobishëm për të ulur presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit. Xhenxhefilin mund ta përdorni në pije, në gatimet e mishit, por dhe ëmbëlsira. Bëjeni pjesë në dietën tuaj dhe gëzoni të gjitha përfitimet shëndetësore që sjell ai.

3. Speci djegës

Arsyeja kryesore se pse specat djegës janë të mirë për shëndetin tuaj quhet “capsaicin”. Ky përbërës është përgjegjës për “nxehtësinë” e specave dhe dihet tashmë që ka efekte të forta anti-kancerogjene. Për më tepër, specat djegës janë përdorur për të përmirësuar qarkullimin, të lehtësojnë tensionin e muskujve dhe kongjestionin e shkaktuar nga i ftohti.

4. Kanellë

Një nga barnat e zakonshme kundër kollitjes është një lugë çaji mjaltë e përzier me pluhur kanellë. Kanella është përdorur si një nuancë shëruese për shekuj me radhë. Kanella ka provuar që ul sheqerin në gjak dhe normalizon nivelet e kolesterolit. Ajo ka aftësi të forta detoksifikimi dhe përmirëson funksionin e trurit. Mund të bëjë mrekulli kur bëhet fjalë për infeksione në fshikëzën urinare. Në fakt, një filxhan çaj kanellë është plotësisht në gjendje të çlirojë nga infeksioni, nëse merret në 24 orët e para.

Këto janë të gjitha erëzat, që shumica prej nesh përdorin shpesh, por nuk jemi shumë të vetëdijshëm për përfitimet e tyre në shëndetin tonë. Tani që e dimë, le t’i përfshijimë këto erëza në dietën tonë gjithmonë e më shpesh.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ushtrime‑pushimi — lista bazë për kutinë e parë të ndihmës në shtëpi (udhëzime të përgjithshme)

Udhëzime praktike dhe të përgjithshme për të përgatitur një kuti të parë ndihme në shtëpi: parime të përgjithshme, kategori përmbajtjeje dhe hapa të thjeshtë për kontroll dhe ruajtje, duke sugjeruar verifikimin me autoritetet lokale.

Horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (argëtim)

Një udhëzues i lehtë dhe argëtues për ditën: çfarë mund t’ju sjellin yjet në dashuri, punë dhe mirëqenie. Vetëm për qejf dhe reflektim të lehtë.

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë