Femrat shtatshkurta: 6 këshilla si t`a zgjasni figurën tuaj

spot_imgspot_img

“Afërdita e xhepit” është një epitet që mund t`i përshkruhet femrave si Kylie Minogue, Eva Longoria dhe Shakira. Këto yje e magjepsin publikun me energjinë e tyre me çka karakterizohen me guximin në “qilimin e kuq”, ndërsa sekreti është në garderobën e tyre që ua zgjasin figurën. Në vijim do ju tregojmë ca këshilla:

Gjatësia

Dëshiron që në maksimum të zgjasësh figurën, atëherë mos vish modele me gjatësi përtej gjunjëve. Ky efekt mund të arrihet edhe me pantollona të gjata deri në bel të cilat me saktësi u përshtaten takeve të gjata.

Dekolte

Pjesa e gjoksit është pjesa më sensual e trupit të një femre, ndërsa mund që ta tregoni me garderobë të hapur me U apo V. Kjo prerje bën që qafa të duket më e gjatë dhe ju bën më elegante. Largohuni nga maicat dhe fustanet me qafë të mbyllur.

Ngjyrat

Kur janë ngjyrat në shprehje ekziston një paletë e tërë nuancash dhe tonesh të cilat janë të mirëseardhura tek femrat me gjoks të vogël. Ngjyrat e gjalla janë pëzgjedhje e mirë të ndjekura nga nuancat pastele që janë trend në këtë sezonë. Sa u përket mostrave, ata duhen të jenë të vegjël dhe të përshtatshëm ndërsa materialet njëngjyrëshe janë përzgjedhja më e mirë.

Stolitë

Stolitë janë përforëcues instant të secilit stilim, mirëpo femrat me shtat të shkurtë duhet t`i ikin stolive të mëdha dhe të stërdimensionuara. Qaforet e gjata deri tek thimthat apo poshtë gjinjve janë aleati më i mirë i juaj.

Mbathjet

Ky lloj i femrave mund të haset zakonisht në take tejet të larta, të cilat e zgjasin këmbën dhe e bëjnë atë më elegante. I njejti efekt mund të arrihet edhe me take normale nëse e përzgjedhni modelin e duhur. Zgjedhni take të hapura dhe pa zbukurime nën nyjet e këmbëve.

Veshja

Kostumet duhet të përcjellin vijën tuaj të trupit, ikni nga modelet e gjëra dhe nga materialet e zbukuruara me vija horizontale. Veshjet të ngushta në bel janë ideale për formën tuaj si dhe ju bejne qe te dukeni shume femerore. Shmangni modelin e pantallonave të gjërë./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.