Shalqiri si çudibërës për lëkurën tuaj

spot_imgspot_img

 Shalqiri përve­ç që është ushqimi i preferuar për freskim, bën çudira edhe për lëkurën tuaj. Duke marrë parasysh se shalqiri përbëhet 93 përqind nga uji mund të themi se nuk ka perime në botë që mund të na hidratojë lëkurën si ai, përkrah ujit kemi edhe vitaminat A, B6 dhe C të cilët revitalizojnë dhe mbrojnë lëkurën nga dielli.

Për lëkurë të thatë

Përzieni një lugë lëngu të shalqirit me një lugë mjaltë organik. Mjalti natyrisht do të sjellë lagështi për të gjitha shtresat e lëkurës tuaj dhe do të ndihmojë shalqirin të bëjë dyfish punën e tij. Aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj dhe lejoni t’ju qëndrojë për 15-20 minuta, pastaj pastroni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Për lëkurë të yndyrshme

Një lugë të lëngut të shalqirit përzieni me një lugë të jogurtit grek. Enzimet dhe acidi laktik do të pastrojnë lëkurën, përderisa shalqiri e hidraton atë. Aplikoni këtë maskë në fytyrë dhe në qafë dhe leni për 10 minuta përpara se të pastroheni.

Për lëkurë të dëmtuar nga dielli

Thjeshtë, zhytni disa topa të pambukut në lëng shalqiri dhe trajtoni zonat që dielli i ka prekur më shumë. Lëreni lëngun të qëndroje në lëkurë për 15 minuta, pastaj pastrohuni me ujë të ftohtë.

Për lëkurë të pjekur

Përzieni një lugë të lëngut të shalqirit me një lugë të piresë së avokados. Avokado është e pasur me acide yndyrore omega 3 që ndihmojnë revitalizimin e lëkurës, ndërsa vitaminat Cdhe E shërbejnë si antioksidantë që ngadalësojnë procesin e plakjes. Aplikoni maskën në fytyrë dhe lëreni për 20 minuta, pastaj pastrohuni me ujë të ngrohtë.

Për akne dhe lëkurë të përflakur

Një lugë lëngu të shalqirit përzieni me banane të shtypur. Është e njohur se bananet përbëjnë vitamin B2, B6 dhe B12 që e ndalojnë inflamacionin duke e bërë lëkurën të butë, ndërsa lëngu i shalqirit e hidraton dhe eliminon yndyrën. Maskën në fytyrë mbajeni për 10-15 minuta para se ta pastroni.

Edhepse jeni bezdisur nga të ngrënit shalqi, përdoreni atë që lëkura juaj të duket e shëndetshme dhe e bukur. /kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Floket: 6 frizura të shpejta — makeup minimal dhe praktik për ditët e zëna

Gjithçka që ju duhet për ditët e zëna: 6 frizura shpejta, hapa praktikë për t’i bërë shpejt dhe këshilla të kujdesit për të mbrojtur flokët nga dielli, klori dhe dëmtime të përditshme.

Recetë tradicionale shqiptare: Byrek me spinaq e djathë — version modern dhe praktik

Një recetë moderne dhe praktike e byrekut me spinaq e djathë, që ruan shijen tradicionale por përshtatet për një ushqim më të balancuar dhe përdorim të thjeshtë në familje.

Horoskop ditor për argëtim: 12 shenja — dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop argëtues ditor që sjell parashikime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo për të qeshur, reflektuar pak dhe për t9u argëtuar sot.

Moda: si të dalloni materialet dhe të zgjidhni rroba që zgjasin për garderobën e përditshme

Si të dalloni materialet dhe të blini rroba që zgjasin: udhëzime praktike për të lexuar etiketat, përkujdesjen dhe zgjedhjet që reduktojnë ndikimin mjedisor dhe rritin jetëgjatësinë e garderobës.