Ky është stili i flokëve që do të jetë trendi kryesor në këtë sezon të vjeshtës

spot_imgspot_img

Rrjeti social Pinterest është i njohur për motivimin e shumë tendencave të modës. Këtë herë bëhet fjalë për stilimin e flokëve që pëlqehet nga një numër i madh përdoruesish dhe sigurisht që do të jetë një trend i mahnitshëm i sezonit të vjeshtës!

Pinterest ka vendosur të zbulojë se cili modelim i flokëve është më i popullarizuar ndërmjet përdoruesve të tij. Pra, mbi 80,000 prej tyre kanë qenë të kënaqur me këtë lloj prerje dhe cilësi të flokëve. Stilimi i njohur ‘Lob’ ose ‘Long Bob’, për një kohë të gjatë paraqet një nga stilimet më të njohura të flokëve.

Cila është hijëshia e këtij stilimi? Ndoshta për faktin se është stilim shumë i lehtë për t’u mirëmbajtur si dhe e përshtatshme për secilën femër, pa marrë parasysh formën e fytyrës.

Por ky lob apo prerje, nuk mund të quhet klasik. Fjala është për një prerje me shumë shtresa, plot cilësi dhe volum si dhe skaje të flokëve që japin efektin e ombre-s.

Pikërisht, për shkak të kësaj veçorie, kjo prerje e lartpërmendur është tërhequr nga shumë përdorues të Pinterest duke e cilësuar si një stilim ideal të vjeshtës./www.kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.