Pse shumë femra janë më të lumtura pa grim?

spot_imgspot_img

Yjet janë duke e sfiduar standardin e bukurisë dhe janë duke përqafuar pamjen pa grim. Mirëpo si i ndikon ky trend femrat në përgjithësi?

Me dakada, mos të themi me shekuj, femrat kanë mbajtur grimin që të arrijnë standardet kulturore të bukurisë, kozmetika është përdorur për të theksuar disa veçori dhe për të mbuluar disa të tjera. Nga perspektiva evolucionare, kualitetet që i konsiderojmë si të bukura janë të lidhura me sinjalet e shëndetit riprodhues siç është seksualiteti, shëndeti dhe freskia rinore. Grimi u jep femrave buzë të kuqe, lëkurë pa të meta, sy pushtues dhe pak skuqje që të rrisin tërheqjen seksuale, të paktën nga pikëpamja biologjike dhe kulturore.

Studimet tregojnë se makijazhi ndryshon në mënyrë të konsiderueshme përshtypjen që e kemi për femrat. Në një studim, femrat me makijazh janë perceptuar si më të shëndetshme dhe me më vetëbesim sesa po të njejtat të paraqitura pa makijazh.

Është e qartë se këto janë arsye të mira që i bëjnë femrat të mbajnë makijazh në punë pasiqë u rritet vetëbesimi, me çka edhe rritet performanca e tyre në punë. Shumë femra ndjehen pa vetëbesim nëse nuk mbajnë makijazh.

Sidoqoftë, nuk është e qartë nëse mbajtja e makijazhit është tërësisht përfituese, një studim zbuloi se ka lidhje pozitive mes përdorimit të kozmetikës dhe ankthit, konformitetit dhe ndruajtjes. Femrat që përdorin makijazhin më rrallë, kanë vetëbesim më të lartë shoqëror, stabilitet emocional dhe vetëbesim.

Në një studim tjetër, femrat që kanë qenë të brengosura për pamjen e tyre kanë përdorur më tepër makijazh, dhe kanë besuar më tepër se makijazhi ua lehtëson interaksionet shoqërore. Është e qartë se femrat përfitojnë nga përparësitë e mbajtjes makijazh pasiqë e rrit tërheqjen, u jep më tepër vetëbesim dhe krijon përshtypje të favorshme në punë dhe në evente sociale.

Pse trendi pa grim po fiton popullaritet?

Si duket kjo pamje e re e femrës po përqafohet nga femrat që janë të rehatshme me veten dhe aparencën e tyre. Duke e përqafuar këtë trend, femrat po dërgojnë mesazhin se duan të shikohen siç janë autentike, të pranojnë se si duken pa nevojën e kamuflimit dhe përmirësimit.

Nëse jeni e intriguar se si do të dukeni pa makijazh mirëpo nuk guxoni të shkoni në punë, provoni që çdo mëngjes të qëndroni pa makijazh para pasqyrës dhe të vështroni veten. Bëjeni këtë për dy javë dhe do e shihni se do ju kthehet vetëbesimi dhe do të ndjeheni rehat me pamjen tuaj natyrale./kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.