Mësoni se si e keni shëndetin me ndihmën e iridologjisë

spot_imgspot_img

Thonë se sytë janë pasqyrë e shpirtit dhe se ata nuk mund ta fshehin atë që mendojmë dhe ndjejmë. Po a keni dëgjuar ndonjëherë për iridologjinë, shkencën që e studion ngjyrën e syrit.

Iridologjia është teknikë që është praktikuar në gjirthë Europën për të zbuluar sëmundje të ndryshme. Sot, iridologjia klinike është jashtëzakonisht e dobishme, një mjet për të zbuluar efikasitetin dhe punën e secilit sistem trupor dhe organeve vetëm duke e ndjekur ngjyrën dhe ndryshimet e beëzës së syrit.

Duke e përdorur hartën e syrit, iridologët mund t’I përcaktojnë predispozitat gjenetike për mungesën a praninë e ndonjë sëmundjeje, madje mund edhe t’I zbulojë shkaqet e simptomave që i ndjejmë, e ajo që është më e rëndësishmja, mund të na paralajmërojë për problemet shëndetsore shumë më herët se të shfaqet simptomat e para.

Iridologët kanë qasje të ndryshme ndaj pacientëve, varësisht nga shkollimi dhe kualifikimi, por shumica prej tyre këshillohen të ushqehen drejt, detoksim të organizmit, marrje të suplementeve dhe vitaminave për rregullimin e gjendjes së përgjithshme të organizmit. Po ju zbulojmë se cfarë mund t’ju thoshte iridologjia për shëndetin që keni.

Zhvillimi i kandidës

Kandida është bakterie, rritja e së cilës nxit në organizëm simptoma me anë të dëshirës për ëmbëlsira, pucrrave, infeksioneve, rënies së imunitetit, shëndoshjes në pjesët e belit dhe të barkut. Prania e kandidës shihet në bebëzën e syrit përmes disa pikave të bardha që na shfaqen në shikimin tonë. Nëpërmes pozicionit të pikave iridologët mund ta dinë saktë se në cilën pjesë të trupit gjendet kandida.

Mungesa e kalciumit dhe dobësimi i eshtrave

Marrja e suplementeve dhe konsumimi i ushqimit të pasur me calcium është tepër mënyrë efektive për ta përmirësuar qëndrueshmërinë e eshtrave. Problemi më i madh qëndron aty se mungesa e kalciumit vërehet shumë rëndë në organizëm. Me anë të bebëzës mund ta vëmë re duke i kushtuar kujdes pikës që na përkujton në shallë djathi që shfaqet në anët e bebëzave.

Stresi

Nuk paraqet ndonjë risi fakti që stresi është burim I shumë sëmundjeve, por shumë prej nesh as që e dinë se janë të stresuar derisa t’I hetojnë sindromat e para. Përmes iridologjisë mund ta zbuloni praninë e stresit në organizmin tuaj shumë më përpara se ajo t’I japë simptomat e veta fizike. Në beben e syrit në raste të këtilla shfaqen rrathë koncentrikë sit ë trungut të pemëve. Sa më shumë rathë, aq më shumë stres.

Mungesa e hekurit dhe anemia

Mungesa e hekurit në organizëm mund të shkaktojë rënie të energjisë, lodhje kronike dhe anemi, që do të thotë zvogëlim të prodhimit të rruazave të kuqe të gjakut. Kjo mungesë hekuri manifestohet në formë rrathësh të kaltra në buzët e jashtme të syrit.

Rritje e kolesterolit

Sytë nuk gabojnë kurrë kur bëhet fjalë për shprehitë e këqia të konsumimirt të ushqimit mjaft të yndyrshëm. Të gjithë e dimë se si rritja e kolesterolit mund të sjellë sëmundje serize të zemrës. Me ndihmën e iridologjisë rritjen e kolesterolit mund ta vëmë re para se të shfaqen simptomat e para, edhe atë sipas shenjës së bardhë me formë gjysmëhëne në beben e syrit. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.