Si të bëjmë peceta kundër dhimbjes së dhëmbit?

spot_imgspot_img

Dhimbjen e dhëmbit nuk do të duhej ta shëroni në kokën tuaj dhe pa ndihëm e stomatologut, por pasi që ajo më së shpeshti ju kap natën, për çfarëdo rasti në shtëpi gjithmonë duhet të mbani karafila të cilat janë shpëtim për këtë. Ja se si mund t’i përdorni.

Karafilat janë të dobishme dhe aspak të dëmshme, ndërsa shumë efektive kundër dhimbjes së dhëmbit që do të na ndihmojë të presim të paktën deri në vizitën tek stomatologu. Karafilin mund ta përdorni në tri mënyra, ndërsa secili do ju ndihmojë që nervi i dhëmbit t’ju mpihet. Mund ta përdorni të bluar, të tërin apo në bazë të vajit eterik. Këto këshilla të shëndetshme, për juve i kemi gjetur sajtin EverydayRoots.

Si ta përdorni karafilin e bluar?

Shumë nga ne karafilin e bluar e kemi në dollapët e kuzhinës, me mëlmesa tjera. Më parë gojën shpërlajeni me ujë të vakët, me ujë me kripë, më pas me duar të pastra merrni me gisht pak karafil të bluar dhe vendoseni në vendin ku ju dhemb. Pluhurin e karafilit bashkë me pështymë do ta bëjnë pastën shëruese e cila shumë shpejt do të ndikojë.

I gjithë karafili

Gojën gjithashtu shpërlajeni me ujë të nxehtë e me kripë, vendosni 2-3 karafila në gojë dhe mbajini sa më shumë afër vendit ku ju dhemb dhe prisni disa minuta derisa të zbuten. Pas kësaj lehtë përtypini që të lëshojnë sa më shumë vajin e tyre shërues, sigurisht nëse kjo për juve nuk është shumë e dhimbshme.

Pecetë nga vaji eterik i karafilit

Për këtë pecetë do ju duhet vaji eterik, një topth pambuku dhe gjysmë luge vaj ulliri. Gojën shpërlajeni me ujë të njelmët, dhe në vendin ku ju dhemb vendoseni një pecetë të zhytur në përzierjen e disa pikave eterike të vajit të karafilit dhe vajit të ullirit.

Shpresojmë që këto këshilla do ju ndihmojnë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.