Zbuloni dosjen e tij seksuale me ndihmën e pozës të cilën e do më së shumti

spot_imgspot_img

Është i mirë në krevat, këtë e shihni qartë. Tani është çështja a është i mirë për lidhje serioze. Për ta kuptuar këtë, kushtoni kujdes pozës të cilën e do më së shumti.

Poza do t’ju zbulojë se çfarë tipi është edhe para se ta njihni mirë. Natyrisht, ky test vlen për fatlumet të cilat kanë gjetur mashkullin të cilit pozat nuk ia caktojnë (jo)mundësitë, por afinitetet.

Meshkujt mund të vlerësohen sipas këpucëve dhe rrobave dhe mënyrës së joshjes, mirëpo do të mësoni më shumë për të në shtrat, edhe nëpërmjet pozave.

Po ju zbulojmë se çfarë tregojnë për mashkullin pozicionet e seksit.

Pozën misionare e praktikojnë meshkujt që kanë mungesë kreativiteti, të cilët kurrë në shoqëri nuk kanë qenë të veçantë, por kanë ecur pas saj. Dhe meqë nuk janë të shkathët në joshjen e femrave, në këtë pozë ndihen shkëlqyeshëm, sepse e ndiejnë veten superiorë.

Stilin doggy e praktikojnë meshkujt të cilëve burim kryesor i njohurisë dhe i inspirimit u janë filmat pornografikë. Ndërkaq, gjatë seksit nuk e shohin partneren por fantazojnë për ndonjë person me vithe të mëdha, të tipit të Kim Kardashianit.

Seksin në këmbë e praktikojnë “të fortët” fjalëshumë, për të cilët ky është një rast që të shohin muskujt e tyre në aksion. Ndërkaq, partneren e konsiderojnë si objekt të dorës së dytë.

Poza 69 gjithashtu tregon përvojën e pasur nga filmat pornografikë. Mirëpo tregon edhe në faktin që mashkulli mendon që është zot në seks. Ndërkaq në të vërtetë, vetëm përsërit atë që ka parë në ekran.

Pozën e kaubojit e adhurojnë tipat të cilët janë dembelë të mëdhenj. Dëshirojnë të jenë pasivë dhe të mos bëjnë gjë. Mirëpo kur është fjala për kënaqësinë, nuk dëshirojnë ta humbin. Nuk e kanë atë energji në hulumtime, ndaj nëse u prin fati, nuk do të humbin kohë duke hulumtuar në internet.

Poza e kundërt e kaubojit megjithatë është variant më i mirë, sepse është fjala për tipin i cili dëshiron të shohë se çfarë bën. Dhe me këtë rast do të kënaqë edhe partneren, ashtu siç duhet. E pra, nëse hasni në tipin e tillë, mos e lini t’ju iki nga duart, është më i miri nga të gjithë të tjerët.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.