Si shënohet Ramazani në mbarë botën?

spot_imgspot_img

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islamik dhe është një muaj i shenjtë për myslimanët. Gjatë këtij muaji, rreth 1.6 miliardë muslimanë në mbarë botën  agjërojnë, nga agimi deri në perëndim të diellit.

Muslimanët në mbarë botën kanë të njëjtën rutinë, duke agjëruar nga të gjitha ushqimet dhe lëngjet, përfshirë edhe ujin.

Nëse  ndonjë ditë nuk agjerohet, atëherë mund të plotësohet në një datë të mëvonshme, ose personi që ka humbur agjërimin mund të sigurojë një vakt për dikë në nevojë.

Një ditë e zakonshme agjërimi fillon me zgjimin e një muslimani pak para agimit për vaktin e parë të ditës, i njohur si syfyr, dhe më pas pasohet nga namazi i mëngjesit i njohur si sabah.

Muslimanët më pas do të kalojnë ditën e tyre normale, në shkollë, në punë, ose me rutinën e tyre të zakonshme, shkruan rte.

Pastaj, sapo të perëndojë dielli dhe të fillojë ezani i akshamit, muslimanët ndërpresin agjërimin. Ky vakt njihet si iftar.

Agjërimi zakonisht prishet me një hurmë dhe një gotë ujë. Kjo për shkak se hurmat treten lehtësisht dhe janë një burim i shpejtë i lëndëve ushqyese dhe i energjisë. Besohet gjithashtu se hurmat janë ato me të cilat Profeti Muhamed a.s e ndërpreu agjërimin e tij.

Agjërimi nuk është obligim për të sëmurët, shtatzënat, personat që udhëtojnë, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit.

Muaji i Ramazanit dhe agjërimi shërben si një kujtesë për muslimanët që të ndjejnë dhembshuri për të varfrit dhe nevojtarët dhe synon të përqendrimin në fenë e tyre dhe në marrëdhënien e tyre me Zotin.

Besohet se Zoti ia shpalli ajetet e para të Kuranit, tekstin fetar të Islamit, Profetit Muhamed a.s. në një natë gjatë Ramazanit, që njihet si Nata e Kadrit

Në fund të Ramazanit, ka një festë të madhe të quajtur Fitër Bajrami.

Myslimanët në këtë festë mblidhen me miqtë dhe familjen e tyre dhe shënojnë këtë festë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Recetë: Supë e lehtë me misër dhe karota — vakti familjar i përditshëm

Një recetë e thjeshtë dhe e përshtatshme për familjen: supë me misër dhe karota që favorizon ndryshueshmërinë e perimeve, pak yndyrë të mirë dhe praktika të sigurta për përgatitje dhe ruajtje.

Supë familjare e lehtë me përbërës vendorë — recetë praktike për drekë

Recetë e thjeshtë për një supë familjare me përbërës vendorë, e balancuar dhe e sigurtë për t’u përgatitur shpejt për drekë.

Shëndeti i grave — sinjale të përgjithshme dhe kufizimet kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore

Njihni sinjalet e përgjithshme të shëndetit te gratë dhe kufizimet e vetëkujdesit. Udhëzime praktike për parandalim, kur të konsultoheni me profesionistë dhe kur trajtimi i menjëhershëm është i nevojshëm.

Horoskop argëtues ditor për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (5 shtator 2026)

Horoskop argëtues për 5 shtator 2026: parashikime të lehta për dashurinë, punën dhe mirëqenien për të gjitha 12 shenjat. Lexoni për të marrë një buzëqeshje dhe një këshillë të shkurtër për ditën.