Një kokërr domate bën “mrekulli” në trupin tuaj

spot_imgspot_img

Domatet janë të pasura me një substancë të quajtur likopen. Kjo substancë u jep ngjyrën e kuqe domateve dhe i mbron ato nga rrezet ultraviolet të diellit. Pothuajse në të njëjtën mënyrë mund të mbrojë edhe qelizat tuaja nga dëmtimet. Domatet janë të pasura në kalium, vitaminat B dhe E dhe lëndë të tjera ushqyese.Sistemi imunitar: Likopeni është një antioksidues i fuqishëm, lufton molekulat e quajtura radikalet e lira, që dëmtojnë qelizat dhe ndikojnë tek sistemi imunitar. Për shkak të kësaj, ushqimet e larta në likopene, si domatet, ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërisë, stomakut ose prostatës. Disa studime sugjerojnë se domatet mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve tek pankreasi, zorra, fyti, goja, gjiri dhe mitra.

Zemra: Likopeni mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e nivelve të LDL-së ose kolesterolit të “keq”, si dhe tensionin e gjakut. Domatet mund të ulin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Lëndë të tjera ushqyese tek domatet, si vitaminat B dhe E, dhe antioksiduesit e quajtur flavonoide, mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Sytë: Domatet kanë substanca të quajtura luteinë dhe zeaksantinë, që mund të mbrojnë sytë nga drita blu e lëshuar nga pajisjet elektronike, si telefonat dhe kompjuterët. Ato lehtësojnë gjithashtu dhimbjen e kokës të shkaktuara nga lodhja e syve. Disa studime madje sugjerojnë se domatet mund të ulin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular të lidhur me moshën, një ndër shkaqet kryesore të verbimit të njerëzve.

Mushkëritë: Disa studime kanë treguar se domatet mund të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga astma, si dhe mund të parandalojnë emfizemën, një gjendje që dëmton ngadalë alveolat e ajrit në mushkëri. Kjo falë antioksiduesve si likopeni, luteina dhe zeaksantina, që luftojnë substancat e rrezikshme në tymin e duhanit, shkaktari kryesor i emfizemës. Shkencëtarët po përpiqen të mësojnë më shumë rreth këtyre efekteve.

Shëndeti oral: Studimet kanë treguar se likopeni mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve si gingiviti dhe periodontiti në të njëjtën mënyrë siç mund të parandalojë kancerin, duke parandaluar radikalet e lira. Por, për shkak të dozave të larta në acid, konsumimi i domateve të freskëta mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, prandaj nuk duhet t’i lani dhëmbët menjëherë pasi keni konsumuar domate. Është mirë të prisni të paktën 30 minuta.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.