Ushqimet e duhura që ju duhen për të shmangur ftohjen

spot_imgspot_img
Gjatë muajve të dimrit kur temperaturat bien, shumë njerëz fillojnë të sëmuren. Edhe pse ftohja është më shumë diçka e bezdisshme sesa serioze, kur jetoni në mes të një pandemie, gjëja më e mirë që mund të bëni është të siguroheni të jeni sa më i shëndetshëm. Kjo fillon nga kuzhina juaj.

Një regjim ushqimor që bazohet në konsumimin e ushqimeve me aciditet të ulët dhe me bazë bimore alkaline do t’ju ndihmojnë të fitoni energji, të humbni peshë dhe të ulni nivelet e inflamacionit në trupin tuaj. Për t’ju ndihmuar, jun sjellim një listë të plotë të llojeve më të mira të ushqimeve që ju ndihmojnë të parandaloni ftohjen.

Ushqimet e pasura me vitaminë A
Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në luftimin e infeksioneve. Burime të shkëlqyera të vitaminës A janë ushqimet si patatet e ëmbla, karotat dhe kungujt. Gjithashtu edhe perimet si spinaqi dhe brokoli përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A.

Brokoli
Brokoli është i pasur me lënde ushqyese, veçanërisht sulforafan dhe izotiocianat, dy përbërje që kanë demonstruar veti anti-kanceroze dhe që forcojnë imunitetin. Gjithashtu brokoli përmban antioksidantë, të tillë si glukorafanina, që ndihmojnë trupin për të luftuar sëmundjet.

Ushqimet e pasura me vitaminë C
Vitamina C shërben si një antioksidant dhe stimulon prodhimin e qelizave imune. Disa nga ushqimet me përmbajtje të lartë të vitaminës C janë specat, brokolit, agrumet dhe manaferrat.

Ushqimet e pasura me vitaminë D
Vitamina D ka një rol të rëndësishëm në funksionin imunitar, por mungesa e saj është shumë e zakonshme. Për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave tuaja për vitaminë D, konsumoni produktet e peshkut si salmoni dhe peshku ton.

Selinoja
Duke qenë se selinoja përmban kryesisht ujë është tepër hidratues. Megjithatë ajo përmban minerale dhe shumë fibra të tretshme e të patretshme, të cilat ndihmojnë në neutralizimin e acideve dhe toksinave. Gjithashtu selinoja përmban anti-inflamatorë, që ndihmojnë duke zvogëluar rrezikun e prekjes nga infeksione dhe sëmundje të ndryshme.

Ushqimet e pasura me vitaminë E
Vitamina E është një tjetër antioksidant, që ndihmon në rregullimin e sistemit imunitar. Arrat, farat dhe vajrat si ai i bajames, lajthitsë, vaji i lulediellit dhe farat e lulediellit sigurojnë një sasi të mirë të vitaminës E.

Avokado
Avokadot kanë përmbajtje të lartë të vitaminës A,C dhe E. Këto vitamina shërbejnë gjithashtu si antioksidantë, që forcojnë dhe mbrojnë imunitetin tuaj.

Ushqimet e pasura me zink
Zinku është një mineral i nevojshëm për zhvillimin dhe funksionimin e qelizave imune. Nëse jeni një adhurues i ushqimeve të detit, jeni me fat sepse gocat e detit përmbajnë më shumë zink se çdo ushqim tjetër. Gaforrja dhe karavidhet janë gjithashtu burime të mira të zinkut./AgroWeb

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Këshilla‑shtëpiake: truket e organizimit për kuzhina të vogla — ruajtje dhe funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla: si të ruani kimikatet, të maksimizoni funksionalitetin dhe të ulni rreziqet me zgjidhje të thjeshta dhe të sigurt.

Foshnja‑juaj: rutinë praktike për ushqimin dhe sigurinë gjatë drekës (6–12 muaj)

Udhëzues praktik për prindërit e foshnjave 6–12 muaj: si të përgatisni drekën, cilësinë dhe konsistencën e ushqimit, mbikëqyrjen për parandalimin e mbytjes dhe praktikat e higjienës.

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.

Te‑zgjedhura: ide praktike për një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — atmosferë dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje muzikore shqiptare në shtëpi: si të krijoni atmosferë, të zgjidhni repertorin dhe të përfshini lojëra që lidhin gjeneratat — pa nevojë për emra artistësh.