Për shkak të një gabimi në përgatitje të ushqimit humbasin 40% të vitaminave për gjysmë ore

spot_imgspot_img
Kur gatuajnë, shumica e amvisave bëjnë gabime edhe pa e kuptuar, gjë që në të vërtetë i zhdukin ushqimit gjithçka që është e shëndetshme.
Për të shpejtuar procesin e përgatitjes, ato zhytin mishin e ngrirë në ujë të nxehtë, kjo është arsyeja pse ky ushqim humb lëngjet natyrore dhe materiet e dobishme së bashku me to…

Mishi i ngrirë shkrihet në temperaturën e dhomës apo edhe në frigorifer, nëse nuk jeni me nxitim.

Shumica e vitaminave në fruta dhe perime gjenden në lëkurën e tyre, dhe pasi sot përdoren kimikate të ndryshme që përshpejtojnë rritjen e tyre, kjo pjesë zakonisht hiqet për arsye shëndetësore.

Ekziston një gabim tjetër që e bëjnë shumica.

Shumica e njerëzve do t’i qërojnë patatet për orë të tëra para se të fillojnë të gatuajnë, dhe për të mos ndryshuar ngjyrën, ato do t’i zhytin në ujë.

Ky dhe ushqimet e ngjashme qërohen ose pastrohen më së miri vetëm para trajtimit termik, sepse vitaminat shkatërrohen shpejt kur qërohen dhe copëtohen.

Patatet e qëruara të njomura në ujë humbasin deri në 40 për qind të sasisë fillestare të vitaminës C në vetëm gjysmë ore.

Megjithatë, ky rregull nuk vlen për të gjitha ushqimet.

Orizi, hikërrori dhe disa drithëra të tjera, si dhe bizelet, fasulet dhe thjerrëzat duhet të lihen në ujë të ftohtë për të qëndruar për dy deri në tre orë, kjo do të zvogëlojë humbjen e lëndëve ushqyese.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Sallatë sezoni për drekë: kombinime lokale me perime të freskëta

Udhëzues praktik për të përgatitur sallata sezoni të shëndetshme dhe të sigurisë për drekë: kombinime me perime, drithëra, bishtajore dhe vajra të pangopur, plus rregulla higjienike për përgatitje dhe ruajtje.

Sallatë drekë me shije lokale: receta të lehta për fundgusht

Sallata të thjeshta me perime stinore, burime proteinash të arsyeshme dhe këshilla praktike për siguri ushqimore dhe ruajtje, ideale për drekën e fundgushtit.

Horoskopi i lehtë ditor për 12 shenjat — dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm argëtim)

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat: parashikime të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie, me këshilla praktike për ditën.

Si të zgjidhni një film familjar: kriteret praktike që të ndihmojnë zgjedhjen

Një udhëzues praktik për të zgjedhur film familjar: si të konsideroni vlerësimet e moshës, përmbajtjen, diversitetin kulturor, gjuhën dhe preferencat e fëmijëve për një mbrëmje të suksesshme bashkë.