16.1 C
Priština
More

    Nëse bëni seks për herë të parë, atëherë duhet t’i lexoni këto fakte

    spot_imgspot_img

    Hera e parë që bëni seks? Duhet të dini se ky moment i rëndësishëm i jetës është rrethuar plot me mite dhe të vërteta.

    Më poshtë janë disa shpjegime nëse këto mite qëndrojnë apo jo:

    -A të dhemb? Është e mundur, por në përgjithësi nuk ndodh. Shumica nuk ndjejnë dhembje.

    -A kalon në orgazmë? Orgazma nuk duhet të jetë qëllimi i vetëm. Që ta ndjeni së bashku, edhe ekstaza mjafton.

    -A quhesh i rritur pasi bën seks? Në kuptimin e fjalës, por nuk do thotë se je rritur automatikisht pse ke bërë seks.

    -Me kë duhet ta bëjmë? Hera e parë nuk harrohet kurrë, por nuk është e thënë që të jetë gjithmonë dashuria më e madhe e jetës. Ajo mund të vijë më vonë.

    -A do zgjasë? Shumica dërrmuese e meshkujve të virgjër kalojnë shumë shpejt në derdhje. Është normale. Nuk është kaq perfekte.

    -Sa më i madh penisi, aq më i mirë seksi? Është një mit që akoma nuk ka gjetur një përgjigje përfundimtare nga shkenca. Pranohet se seksi i mirë nuk vjen për shkak të madhësisë ose formës së penisit.

    -Po nëse dështon? Thuhet shpesh se nëse dështon herën e parë, nuk do jesh kurrë i mirë në krevat. Idiotësi! Mjeshtër bëhesh duke u ushtuar. Provojeni sërish.

    -A duhet të jetë e paharrueshme? Sigurisht, por do ketë shumë herë të tjera. Keni fjalën tonë!

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...