Gjithçka rreth shkallëve te zhvillimit gjatë pubertetit tek vajzat

spot_imgspot_img

Vajzat adoleshente kalojnë përgjatë shume ndryshimeve në kohën që zhvillohen në të pjekura. Derisa kalojnë përgjatë pubertetit, trupi i tyre ndryshon në mënyrë të parashikueshme. Këto ndryshime ndonjëherë quhen Shkallët e Tanner-it dhe i ndihmojnë pediatrit tuaj të përcaktojë se fëmija juaj zhvillohet normalisht.

Për femrat, Shkallët e Tannerit ndahen në ato të zhvillimit të gjinjve dhe qimeve të pubisit, sepse këto dy rajone nuk zhvillohen në të njejtën kohë.

Zhvillimi i gjinjve

  • Shkalla e parë e gjinjve. Kjo është shkalla para fillimit të pubertetit.  Ende nuk ka ind të gjinjve ndërsa areola është e rrafshët.
  • Shkalla e dytë e gjinjve. Prej moshës 8 deri 13 vjeçe. Një sasi e vogël e indit është prezente. Areola rritet në madhësi, por prap është e rrafshët barabar me gjoksin.
  • Shkalla e tretë e gjinjve. Prej moshës 9 deri 14 vjeçare. Indi i gjinjve shtohet dhe është më i gjërë se areola. Areola vazhdon të rritet dhe ende është e rrafshët në nivel me gjoksin.
  • Shkalla e katërt e gjinjve. Prej 10 deri 15 vjeç. Indi i gjirit vazhdon të rritet dhe shtë I ndarë nga muri i gjoksit. Areola dhe papilla tani janë ngriturdhe ndarë  nga muri i gjoksit.
  • Shkalla e pestë e gjinjve. Areola rrafshohet përsëri në lakoren e gjinjve. Papilla është e ngritur nga areola.

Zhvillimi i qimeve të pubisit

  • Shkalla e parë. Kjo është faza para fillimit të pubertetit. Nuk kemi qime të pubisit në këtë kohë.
  • Shkalla e dytë. Prej 9 deri 13 vjeç. Janë disa qime, me ngjyrë të hapur dhe të drejta, që paraqiten në pjesën e labisë së jashtme
  • Shkalla e tretë. Prej 10 deri në 14 vjeç. Më shumë qime fillojnë të paraqiten. Qimet fillojnë të marrin ngjyrë të mbyllur dhe të dredhohen.
  • Shkalla e katërt. Prej 10 deri 15 vjeç. Qimet e pubisit fillojnë të bëhen më të shpeshta, më të trasha dhe më të dreshura. Tani kemi më shumë qime, mirëpo jo sikur te të rriturit.
  • Shkalla e pestë. “Trekëndësh” tipik sikur tek të moshuarit, zgjerohet deri tek kofshët e brendshme.

Të hutuar? Mos u merakosni. Nëse keni pyetje apo shqetësime se si adoleshenti juaj është duke përjetuar pubertetin, pyetni mjekun sepse ai mund të tregojë se si është duke u zhvilluar fëmija juaj./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.