Shtatzënia në të dyzetat

spot_imgspot_img

Për femrat shtatzëna mbi moshën 35 vjeçare, veçanërisht ato mbi të dyzetat, kujdesi prenatal është shumë i rëndësishëm. Ekziston mundësia që t’ju paraqitet diabeti apo të keni tension të lartë të gjakut. Gjithashtu, rreziku më i madh është se ka gjasa që fëmija të lindë me çrregullime gjenetike siç është sindromi Down.

Sa më në moshë të jeni, rreziku është më i madh!

Shëndeti dhe komplikimet mjekësore

Lodhja është një pjesë normale e jetës suaj, po kështu edhe gjatë shtatzënisë. Por, fakti që ju nuk keni shumë energji kompensohet në mënyra tjera – prindërit e moshuar janë më të durueshëm dhe nuk nervozohen lehtë. Por, lodhja nuk është problemi i vetëm me të cilin përballeni. Femrat e moshuar kanë më shumë vështirësi për të ngelur shtatzënë, sepse pjelloria e tyre bie me moshë si dhe rrit rrezikun e komplikimeve gjatë shtatzënisë:

Abort spontan – në moshën 40 vjeçare rreziku është 25%.

Placenta previa – është implantimi i placentës përmes brendësisë së qafës së mitrës. Mund të rezultojë me gjakderdhje të papritura dhe dhimbje në vaginë. Në rastet e tilla të gjakderdhjes apo kur të arrihet pjekuria e lindjes fetale, zakonisht veprohet me prerje cezariane.

Peshë e vogël e foshnjes dhe lindje e parakohshme – rreziku për lindje të parakohshme apo peshë e vogël e lindjes, mund të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme nëqoftëse shmangni pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë.

Prerje cezariane – femrat më të moshuara se 35 vjet kanë më shumë gjasa për të lindur foshnjen me prerje cezariane.

Sindromi Down – rastet e sindromit Down paraqiten 1 në 10.000 tek femrat 20 vjeçare, ndërsa 1 në 100 tek ato në të dyzetat. Edhepse kjo nuk mund të parandalohet, mund të vërehet në kontrolleve të rregullta gjatë shtatzënisë.

Presion i lartë i gjakut – tek femrat e moshuara shtatzëna ka më shumë gjasa për t’iu paraqitur diabeti, sëmundjet kardiovaskulare si dhe hipertensioni. Të gjitha këto duhet të monitorohen me kujdes gjatë shtatzënisë.

Shumica e femrave të moshuara mendojnë se nuk kanë kontroll për faktorin e rrezikut, mirëpo ju mund të bëni shumë rreth kësaj. Ushqehuni shëndetshëm, ushtroni para, gjatë dhe pas periudhës së shtatzënisë, kujdesuni për shëndetin duke dëgjuar këshilla nga mjeku si dhe shmangni situatat e rrezikshme./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë

Udhëtime: Bagazhi i dorës për udhëtime të shkurtra — udhëzues paketimi praktik pa rregulla të kompanive

Udhëzues praktik për paketimin e bagazhit të dorës për 1–3 ditë, me fokus te dokumentet, medikamentet, deklarimet doganore dhe mjetet zyrtare që ndihmojnë për një udhëtim të qetë.

Shoqëria & familja: Kohë cilësore pa telefona — ide praktike për mbrëmje dhe fundjavë

Si të organizoni mbrëmje dhe fundjava pa telefona për të forcuar lidhjet familjare: rregulla të thjeshta, mënyra të mira komunikimi dhe ide konkrete për aktivitete që nxisin dëgjimin dhe kohën cilësore së bashku.