Trajtimet e fytyrës duhen bërë para apo pas dushit?

spot_imgspot_img

Cila ka efekt më të mirë? Zbulojeni tani!

Trajtimet e fytyrës janë gjithnjë të nevojshme për të pasur një lëkurë sa më të butë dhe të re. Më të mirat ndër to janë sigurisht trajtimet natyrale, të përgatitura në shtëpi me baze frutash, perimesh apo vajrash bimorë.

Përveçse e bëjnë fytyrën të ndihet më e rigjeneruar, maskat kanë veti purifikuese dhe pastruese të thellë për poret.

Para apo pas dushit

Që fytyra duhet të jetë e pastër para se ta trajtoni atë me produkte apo maska të ndryshme kjo është e padiskutueshme. Gjithsesi ekziston gjithnjë dilema nëse ato duhen aplikuar para apo pas dushit.

Sipas ekspertëve të lëkurës periudha më e mirë është pas dushit dhe ka disa arsye për këtë. Gjatë kohës kur ju laheni me ujë të ngrohtë, poret e lëkurës tuaj hapen dhe pastrohen tërësisht nga avulli. Nëse i aplikoni maskat menjëherë pasi keni dalë nga dushi, lëkura juaj do t’i thithë të gjithë vlerat dhe mineralet e saj menjëherë.

Si ta aplikoni për pastrim sa më të mirë

Pasi të dilni nga dushi, thajeni fytyrën tuaj me kujdes dhe përgatiteni atë për të vendosur maskën tuaj të preferuar. Sipas dëshirës mund të përdorni ndonjë pastë pastruese të thjeshtë për të larguar tërësisht papastërtitë e fytyrës. Këtë mund ta bëni duke përzier dy lugë sheqer me një lugë vaj ulliri.

Pasi të jetë formuar një pastë me kokrriza, fërkojeni lehtë me gishta në fytyrë. Këtë proces kujdesuni ta bëni ngadalë në mënyrë që të mos e dëmtoni lëkurën delikate të fytyrës. Më pas vendosni me kujdes maskën e përzgjedhur, duke evituar pjesën poshtë syve dhe sipër buzës.

Ky hap këshillohet, pasi duke qenë dy pjesë lëkure shumë delikate mund të krijojnë alergji të ndryshme. Për të mbajtur gjithnjë një lëkurë sa më të shkëlqyeshme, të shëndetshme dhe plot rini aplikoni të paktën një apo dy herë në javë maska fytyre.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Kombinime praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide të stilit për ditë me shi dhe diell

Ide praktike dhe të qëndrueshme për të kombinuar veshjet kur moti ndryshon rrëmujshëm ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Udhëzime shtresash, zgjedhje materiali dhe këshilla për ditë me shi dhe me diell, duke marrë parasysh synimet e ekonomisë rrethore të tekstileve

Veshmbathje: Shtresa praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide për gra dhe familje

Si të vishni me shtresa për ditë me mot të paqëndrueshëm në Kosovë dhe Zvicër: zgjedhje materiali, mirëmbajtje dhe zgjidhje praktike për gra dhe familje duke pasur parasysh qëndrueshmërinë.

Recetë tradicionale shqiptare: Qoftet e përshtatura — version modern për drekë familjare

Një qasje e përditësuar e qoftes tradicionale: variant me përbërës më të larmishëm dhe këshilla higjienike për një drekë familjare të sigurt dhe më të shëndetshme.

Horoskopi i 20 Shtator 2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm për argëtim)

Horoskopi i 20 Shtator 2026 për 12 shenjat: parashikime argëtuese për dashuri, punë dhe mirëqenie, me këshilla praktike për ditën.