A duhet të flini me flokë të lagur?

spot_imgspot_img

A është me të vërtetë e dëmshme? Shkurtimisht, varet nga lloji i flokut.Pas një dite të gjatë pune, e meritoni një shpërblim (një dush të ngrohtë) apo jo? Mirëpo, ndonjëherë jeni tepër të lodhur për t’i tharë flokët pas dushit, prandaj zgjidhni që të flini me flokët e lagur. Me siguri keni dëgjuar që të flini me flokë të lagur është një nga gabimet më të “mëdha” që mund të bëni.

Mirëpo, stilisti i famshëm i flokëve Kristen Shaw na shpjegon pse gjumi me flokë të lagur mund të jetë i mirë për disa lloje flokësh (për sa kohë i lani siç duhet).

Ja se çfarë duhet të dini për këtë “rregull” të bukurisë së përditshme:

Te flini me flokët e lagur është vërtet një veprim i keq apo është vetëm një mit bukurie.

Shaw thotë se është një mit bukurie, “Në varësi të llojit të flokëve, gjumi me flokë të lagur në të vërtetë mund të forcojë flokët dhe t’i bëjë ato me valë”.

Mirëpo, Shaw tregon se fjetja me flokët e lagura nuk i bën mirë çdo lloj floku. Për shembull, vajzave me flokë të trashë nuk u sugjerohet të flenë me kokën e lagur.

Vajzat me flokët kaçurrele duhet ta aplikojnë këtë metodë: Të bëjnë dush dhe t’i mbështjellin flokët me një peshqir. Në mëngjes do të zgjohen me kaçurrelet e bukura që aq shumë vuajnë për t’i bërë.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.