Këto janë pesë mënyra për t’u lidhur më shumë me kafshët shtepiake

spot_imgspot_img

Kafshët shtëpiake janë si anëtarët e familjes që duhen vlerësuar dhe dashur, pasiqë ato mund të na heqin stresin e përditshëm dhe të bëhen burim gëzimi për ne. Nëse keni marrë ndonjë kafshë të re shtëpiake, atëherë ka pesë mënyra përmes së cilave mund të lidheni më shpejtë dhe më shumë me të.

1.Krijoni besim

Jepini kafshës tuaj kohë dhe pavarësi për t’u njohur me shtëpinë dhe zonën përreth. Pavarësisht nëse është mace, qen apo një zog, shoqërimi i bën ata të ambientohen më shpejtë. Përdorni një ton të butë me ta, sepse toni i ashpër fut frikën dhe i bën ata të ndihen jo rehat pranë jush.

2.Prekni

Bashkëveproni me kafshën tuaj, pavarësisht nëse i çoni për shëtitje apo vetëm flisni, prekini dhe përqafojini, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Përkëdhelja është e rëndësishme sepse ato mësohen me prekjen tuaj dhe i bën ata të ndihen rehat dhe në këtë formë krijoni besim dhe e forconi lidhjen.

3.Komunikoni

Trajnoni kafshët tuaja me dashuri si dhe stërvitini ato. Jini të qëndrueshëm dhe mësojuni atyre jetën me rregulla.

Trajtimi i mirë i bën edhe kafshët që ta kenë më të lehtë të ndjekin urdhërat tuaj.

4.Ndërveprimi

Ndërveprimi me kafshën tuaj duhet të jetë pozitiv dhe i butë. Dërgoni ato për shëtitje, përqafoni, luani me ta, flisni dhe shpërblejini për veprimet e mira.

Në këtë formë edhe kafsha do të argëtohet dhe do të lidhet më shumë me ju.

5.Ushqeni ato

Mbani kohën e tyre të ngrënies fikse dhe jepini ushqim vetë.

Në këtë mënyrë ju bëheni burimi i tyre i ushqimit dhe ata fillojnë të kenë besim më të madh tek ju.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.