4 arsye pse ai/ajo u zhduk papritur pas seksit

spot_imgspot_img
  1. Disa prej tyre largohen sepse janë të papjekurNëse zhduken pas seksit duhet ta merrni si mesazh pozitiv dhe lajm të mirë. Kenishpëtuar nga dikush me të cilin s’do të donit të dilnit për shumë gjatë. Ata s’janë mjaftueshëm të pjekur dhe zgjedhin mënyrën më të shëmtuar dhe fëmijënore për t’u larguar. Thjesht duhet t’i kujtoni vetes që s’jeni ju problemi apo vlerat e tua si partnere.
  1. Zhduken sepse ndihen të pasigurtë Edhe pse nuk ka asnjë justifikim për zhdukjen pa arsye, njeriu me të cilin keni fjetur ndoshta s’ishte i sigurt për çfarë vinte më pas. Eshtë e thjeshtë të mendosh që njeriu me të cilin po del e ka të qartë se çfarë po bën ndërsa del, por s’është gjithmonë ky rasti. Njerëzit kanë pasigurira dhe kur ndjejnë këtë, largohen. Gjithsesi, kjo s’i justifikon pasi zgjedhja e duhur është komunikimi. Në rast se nuk e bëjnë, ju kanë kursyer kohë.
  1. Zhduken sepse jeni në linja komplet të ndryshme Ai s’ka qëllim krijimin e një lidhjeje. Nëse e keni diskutuar paraprakisht këtë, është shumë ok. Nëse jo dhe ata zhduken krejt nga hiçi mund të të ketë dhënë mesazhin tjetër. Gjuha juaj e komunikimit s’ngjante në asnjë pikë dhe për më tepër s’kërkonin asgjë veç seksit.
  1. Duke u zhdukur, ndihen të justifikuar Ndonjëherë, duke u larguar në atë mënyrë, njerëzit ndihen më të “qetë” për sjelljen e tyre dhe e justifikojnë kështu. Ata mund të keni prioritete të tjera, marrëdhënie apo plane të tjera dhe i bën të mendojnë se kanë të drejtë që thjesht të zhduken. Asgjë s’i justifikon as në këtë rast, pasi nuk janë të ndërgjegjshëm për dëmin që mund t’i kenë bërë personit tjetër. Sidoqoftë, kujtojini vetes që nuk meritojnë asnjë çast më shumë nga koha juaj.

Burimi: Elite Daily

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.