12.3 C
Priština
More

    Lëngu i fuqishëm për pastrimin e gurëve në veshka dhe tëmth

    spot_imgspot_img

    Statistikat botërore thonë se 1 në 10 njerëz në botë vuajnë nga gurët në veshka.

    Sipas të dhënave, shkaktari kryesor i këtij problemi mbetet sasia e mangët e ujit, ndjekur nga ngrënia e ushqimeve shumë të kripura ose të ëmbla.

    Shkaktarë të tjerë janë mungesa e aktivitetit fizik, ndërhyrjet kirurgjikale për rënie në peshë, mbipesha dhe infeksionet.

    Rreziku i formimit të gurëve në veshka është i lartë edhe falë konsumit të sheqerit.

    Si formohen gurët në veshka

    Akumulimi i një numri të madh mbetjesh dhe rënia e nivelit të lëngjeve në trup, nxit formimin e kristaleve.

    Këto të fundit bashkohen më masa të tjera të forta dhe krijojnë gurët në veshka.

    Gurët mund të qëndrojnë në veshka ose të rrugëtojnë nëpërmjet traktit urinar.

    Nëse gurët janë të mëdhenj, gjatë lëvizjes ato shkaktojnë dhimbje.

    Nëse janë të vegjël, ato dalin nga organizmi pa dhimbje.

    Për të parandaluar formimin e gurëve, njeriu duhet të pijë shumë ujë dhe lëngje të tjera.

    Çfarë duhet të shmangni dhe çfarë duhet të konsumoni

    Shmangni ushqimet me shumë kalcium.

    Shmangni ushqimet me shumë kripë.

    Konsumoni më pak ushqime me proteinë shtazore.

    Mos konsumoni sojë, lajthi, shqeme, kikirikë, bajame, çaj të zi dhe spinaq.

    Konsumoni limon. Limoni përmban acid citric që shkrin kristalet e kalciumit.

    Shalqini është i mirë sepse stimulon heqjen e gurëve në veshka.

    Kaliumi shkrin gurët në veshka.

    Pini një gotë me ujë përpara se të flini dhe kur të zgjoheni.

    Lëngu i mëposhtëm sipas udhëzimeve, do ju vijë në ndihmë në trajtimin natyral të gurëve në veshka.

    Ky lëng është i rekomandueshëm edhe për gurët në tëmth.

    Receta e lëngut kundër gurëve në veshka dhe tëmth

    Përbërësit:

    4 thela shalqini pa lëkurën

    1 limon i qëruar

    1 portokall i qëruar

    1 mollë

    4 kuba akulli ose pak ujë sipas dëshirës

    Mund t’i shtoni gjethe majdanozi nëse dëshironi

    Përgatitja:

    Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser dhe pijeni menjëherë.

    Efektet e kësaj pijeje janë të shpejtë dhe domethënëse.

    Këtë lëng mund ta pini çdo ditë për rreth 20 ditë dhe ta pësërisni për disa muaj deri sa të vini re përmimrësime.

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...