Kemoterapia nuk duhet të jetë arsye që të ndërpritet shtatzënia

spot_imgspot_img

Studimi i parë tregon ndikimin në zhvillimin psiqik dhe statusit të zemrës së 38 foshnjeve që i janë nënshtruar kemoterapisë që kanë pranuar nënat e tyre gjatë kohës së shtatzënisë, janë krahasuar me numrin e njejtë të foshnjeve nga nëna të shëndosha, dhe tregon se zhvillimi psiqik i fëmijëve nuk dallon.

Kemoterapia pas tremujorshit të parë të shtatzënisë nuk ndikon në zhvillimin psiqik dhe atë të zemrës tek foshnjet, tregon një studim ndërkombtar që është paraqitur në mbledhjen europiane të onkologëve në Madrid.

Udhëheqësi i studimit, Pr.Dr Frederik Amant nga spitali Univerzitar Leuven në Belgjikë, ka ngjallë shpresë dhe ka shpjeguar se nuk ka arsye të frigohen nënat që i nënshtrohen kemoterapisë gjatë shtatzënisë. Rezultatet e studimit kanë treguar se nuk ka arsye të frigoheni nga ndërprerja e shtatzënisë, të prolongoni shërimin apo të frigoheni nga lindja e parakohshme.

Sipas fjalëve të tij, pas krahasimit të fëmijëve që i janë nënshtruar kemoterapisë gjatë kohës që kanë qenë në mitër dhe fëmijëve nga nënat e shëndosha, dallimet në zhvillimin psiqik të tyre nuk janë edhe aq të rëndësishme. Rezultatet e funksionimit të zemrës në të dy grupet kanë qenë në suaza të normales, ekspertët gjithashtu kanë konstatuar se 16 foshnja nga 38 kanë qenë të nënshtruara ndaj radioterapisë dhe janë neurofiziologjikisht dhe psiqikisht të shëndetshëm dhe nuk dallohen nga ata që nuk kanë qenë të nënshtruar ndaj rrezatimit radiologjik. Vetëm një foshnje nga studimi ka qenë e ngecur në zhvillim sepse ka qenë e nënshtruar ndaj radiacionit të dozave të vogla sepse nëna ka qenë me kancer agresiv (me stad të avancuar) dhe është dashur të lind para kohe.

Pr.Dr. Amant prapseprap këshillon onkologët që të jenë të kujdesshëm gjatë përshkrimit të medikamenteve për shtatzënat dhe sugjerimit të rrezatimit në tremujorshin e fundit të shtatzënisë. Gjithashtu sugjeron që femrat gjatë kemoterapisë të përdorin mjete kontraceptive sepse studimi ka pasur të bëjë me tremujorshin e fundit të shtatzënisë ndërsa në tremujorshin e parë, fetusi është më i ndijshëm dhe më i ekspozuar ndaj kemoterapisë./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.