A duhet të bësh Pap-test nëse nuk ke kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale?

spot_imgspot_img

Një Pap-test përdoret për të kontrolluar gratë për kancerin e qafës së mitrës. Vite më parë, gratë bënin një kontroll të tillë në çdo vizitë vjetore, por sot Pap testi është përmirësuar dhe ne e dimë se kanceri i qafës së mitrës kërkon shumë vite për t’u zhvilluar.Gratë duhet të fillojnë kontrollin e Pap-testit në moshën 21-vjecare. Midis moshës 21-29 vjeç, gratë, testet e të cilave janë janë normale, duhet ta përsërisin çdo tre vjet.

Gratë e moshës 30 vjeç e lart, së bashku me Pap-testin, duhet të bëjnë edhe kontrolle për papillomavirusin njerëzor (HPV). HPV është shkaktari i kancerit të qafës së mitrës. Gratë nën 30 vjeç nuk testohen për virusin sepse 80 përqind e grave seksualisht aktive do ta kenë këtë virus.

Mjekët rekomandojnë që edhe djemtë, edhe vajzat duhet të vaksinohen kundër HPV rreth moshës 12-vjeçare.

Ata rekomandrojnë shqyrtimin rutinë të kancerit të qafës së mitrës, pavarësisht nga historia juaj seksuale. Testet e përdorura për të kontrolluar kancerin e qafës së mitrës përfshijnë Pap-testin dhe testin HPV. Mjeku juaj gjinekolog mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse një ose të dyja këto teste janë më të mirat për ju.

Pra, nuk ka rëndësi nëse keni kryer apo jo marrëdhënie seksuale, rekomandohet që kontrolli të bëhet, edhe pse mjekët thonë se në këto raste dhe në fillim të të 20-ave shanset për problematika të këtij lloji janë të pakta.

Burimi: Mayo Clinic

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shtatzënia: udhëzime të para për nënën

Udhëzues i ngrohtë për javët e para: shenjat, hapat e sigurt dhe rutina praktike që lehtësojnë fillimin e shtatzënisë, me burime të organizuara te Kosovarja.

Trupi-Lëkura: ide vjeshte për stil dhe kujdes

Udhëzues i thjeshtë për shtresa, tekstura dhe rutinë kujdesi në vjeshtë, me ide praktike që lidhen natyrshëm me garderobën dhe ditët e ngarkuara.

Mëngjes i shpejtë për familje

Udhëzues praktik nga Kosovarja: ide të shpejta, parime të balancuara, si dhe rregulla të thjeshta higjiene e ruajtjeje për mëngjese pa stres për gjithë familjen.

Flokët pas diellit – rutinë e shpejtë Pandora

Rutinë 10‑minutëshe për të rikthyer lagështinë dhe butësinë e flokëve pas diellit, në frymën “Pandora” të Kosovarja: ftohje, hidratim, mbrojtje dhe organizim.