Si të pastroni frymëmarrjen tuaj nga aroma e cigares

spot_imgspot_img

Duhanpirja është një zakon aspak i shëndetshëm, pasi dëmton mushkëritë tuaja. Por ka edhe një tjetër problem me të cilin përballen duhanpirësit. Është pikërisht aroma e rëndë që mban goja juaj për shkak të cigares, ndaj më poshtë zbuloni tre mënyra si të shpëtoni prej saj.Lani dhëmbët rregullisht

Larja e dhëmbëve është diçka që duhet ta bëjnë të gjithë sigurisht. Por për duhanpirësit kjo bëhet edhe më e domosdoshme. Ju duhet të lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë dhe t’i pastroni ato rregullisht me fill dentar. Kjo do të ndihmonte në reduktimin e aromës së keqe.

Përdorni çëmçakëz pa sheqer

Ky sugjerim është më së shumti për ata që nuk kanë mundësi të lajnë dhëmbët në çaste të caktuara. Nëse ju jeni jashtë, provoni të përdorni çëmçakëz pa sheqer për rreth pesë minuta ose më pak. Duhet pa sheqer sepse bakteret në gojën tuaj e duan sheqerin dhe e përdorin atë për të prodhuar acid.

Qëndroni të hidratuar

Është shumë e rëndësishme të pini shumë ujë gjatë gjithë ditës. Kjo do të reduktojë aromën e keqe, buzët e thata dhe dhembjen e grykëve. Ju duhet të qëndroni të hidratuar sepse kjo ndihmon shëndetin tuaj, por tashmë mësuat edhe një arsye më tepër.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.