Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

spot_imgspot_img

Konfederata e Sindikatave Evropiane tha se shumica e familjeve me të ardhura të ulëta në Bashkimin Evropian nuk do të mund të përballojnë shpenzimet e një pushimi veror këtë vit (2021).Organizata, e cila përfaqëson 45 milionë anëtarë në 38 vende evropiane, tha se midis 35 milionë qytetarëve të BE-së që nuk kanë para të mjaftueshme për pushim janë shumë punëtorë me paga të ulëta.

Organizata ka përdorur të dhënat nga Eurostatit, agjencisë së statistikave të BE -së.

“Të dhënat tregojnë se rritja ekonomike në Evropë gjatë dekadave të fundit nuk ka sjellur përfitime në mënyrë të drejtë”, tha zëvendëssekretarja e përgjithshme e konfederatës Esther Lynch.

Sipas studimit, 28 për qind e banorëve që jetojnë në bllokun me rreth 450 milionë njerëz nuk posedojnë mjete financiare për të shijuar një pushim njëjavor jashtë shtëpisë.

Situata më e keqe është në Greqi, ku 88.9% e njerëzve që jetojnë në varfëri nuk mund të përballojnë pushimet, e pasuar nga Rumania (86.8%), Kroacia (84.7%), Qipro (79.2%) dhe Sllovakia (76.1%).

Organizata tha se shumë persona nga kjo kategori e njerëzve janë të papunë ose në pension, por gjithashtu shifra përfshin miliona punëtorë me paga të ulëta.

“Pagat minimale paraqesin rrezik të varfërisë në të paktën 16 shtete anëtare të BE -së”, tha sindikata, duke shtuar se përgjatë një dekade hendeku mes atyre që kanë para për pushim dhe atyre që nuk kanë u rrit në 16 vende të BE-së.

Konfederata e Sindikatave Evropiane tha se është duke punuar me ligjvënësit evropianë për të vendosur një “prag në ligjin e BE-së” që do të stabilizonte pragun e pagës minimale.

Kjo masë ligjore do të ndihmonte në rritjen e pagës për mbi 24 milionë njerëz./REL

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ushtrime‑pushimi — lista bazë për kutinë e parë të ndihmës në shtëpi (udhëzime të përgjithshme)

Udhëzime praktike dhe të përgjithshme për të përgatitur një kuti të parë ndihme në shtëpi: parime të përgjithshme, kategori përmbajtjeje dhe hapa të thjeshtë për kontroll dhe ruajtje, duke sugjeruar verifikimin me autoritetet lokale.

Horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (argëtim)

Një udhëzues i lehtë dhe argëtues për ditën: çfarë mund t’ju sjellin yjet në dashuri, punë dhe mirëqenie. Vetëm për qejf dhe reflektim të lehtë.

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë