Aktivitetet që e rigjenerojnë trurin tonë

spot_imgspot_img

Një enigmë e mirë inkurajon aktivitetin gama në tru i cili është i shkëlqyeshëm për kreativitetin dhe mbajtjen e trurit të ri.

Sipas neuroshkencëtares Carolyn Leaf, truri është organi i vetëm në trup që përmirësohet me moshën, por duhet të ushtrohet.

Leximi në përgjithësi është një mënyrë e mahnitshme për të praktikuar mendjen dhe të menduarit krijues. Por mund të keni përfitime shtesë nëse i kushtoni vëmendje mënyrës së leximit.

“Ju do të duhet të lexoni me entuziazëm, t’i konsumoni dhe t’i shijoni fjalët. Në vend që të lexoni disa faqe pa entuziazëm para se të shkoni në shtrat sepse keni dëgjuar se është mirë për ju, lëreni mendjen tuaj të hyjë në një botë tjetër. Kjo krijon rrjedhje të shkëlqyeshme të gjakut në tru dhe aktivizon një ekuilibër të frekuencave në tru që mund të promovojnë neuroplastikë të shëndetshme,” shpjegon Leaf.

Sidoqoftë, nuk janë vetëm enigmat ato që mund të stimulojnë aktivitetin e trurit.

Psikiatri dhe eksperti i çrregullimeve të trurit Daniel Amen tha se pingpongu është loja më e mirë për trurin.

Leaf thotë se ecja dhe ëndërrimi do të përfshijë 200 pjesë të ndryshme të trurit në një mënyrë krijuese dhe stimuluese që mund të ndihmojë në mbajtjen e trurit të ri.

Ajo thotë se dëgjimi i muzikës, duke e lejuar atë që t’ju “bartë”, mund të ketë një efekt rigjenerues në rrjedhën e përgjithshme të energjisë në tru.

Vëzhgoni veten dhe ndikimin tuaj te të tjerët, pasi kjo përfshin frekuenca të ndryshme të trurit, veçanërisht frekuencën alfa, thotë Leaf. Kjo mund t’ju ndihmojë të identifikoni modelet toksike që ju nevojiten për detoksifikim, të cilat mund të ndikojnë në moshën tuaj dhe shëndetin e trurit, shkruan PureWow.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.

Kozmetikë e përditshme: metoda të thjeshta organizimi dhe kontrolli i afateve të përdorimit

Udhëzues praktik për organizimin e kozmetikës së përditshme: si të kontrolloni afatet e përdorimit, si t’i ruani higjienikisht produktet dhe mënyra të thjeshta për të shënuar datat e hapjes.