Si të merrni ngjyrë duke e dëmtuar sa më paaak lëkurën

spot_imgspot_img

Le ta sqarojmë që në fillim: Lëkura e nxirë nuk është kurrë 100% e shëndetshme, ose së paku jo aq e shëndetshme sa lëkura normale. Megjithatë, shumë njerëz e pëlqejnë pamjen e një lëkure më të errët, ndonëse ekspozimi i zgjatur në diell ka një larmi rreziqesh.

Kini parasysh që qëndrimi për shumë kohë në diell mund të rrisë mundësitë për melanoma ose kancer të tjerë të lëkurës, dehidratim, djegie nga dielli, plakje të parakohshme të lëkurës, goditje nga dielli, dëmtim të syve etj.

Nëse doni të merrni ngjyrë, të paktën sigurohuni që të zvogëloni sa më shumë rreziqet përmes këtyre hapave:

  1. Përdorni krem kundër diellit me SPF 30:Gjithmonë vendosni krem mbrotjës në të gjithë trupin me të paktën SPF 30. Mos përdorni vaj nxirës që nuk ofron mbrojtje nga dielli. Sigurohuni që ta vendosni kremin të paktën 20 minuta para se të dilni jashtë. SPF 30 është mjaft i fortë sa për të bllokuar rrezet e dëmshme të diellit, por jo aq i fortë sa të mos nxiheni.
  2. Ndërroni shpesh pozicionet kur qëndroni në diell.Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni djegien e një pjese të trupit.
  3. Hani ushqime që përmbajnë beta karoten.Ushqimet si karotat, patatet e ëmbla dhe lakra jeshile mund t’ju ndihmojnë të nxiheni pa u djegur. Nevojiten më shumë studime për këtë efekt.
  4. Mos qëndroni jashtë më gjatë sesa lëkura mund të krijojë melaninë.Melanina është pigmenti përgjegjës për nxirjen. Të gjithë trupat kanë një kufi ku prodhimi i melaninës ndërpritet, zakonisht 2-3 orë. Pas kësaj periudhe, lëkura nuk do të errësohet më brenda ditës, thjesht do të dëmtohet.
  5. Hani ushqime të pasura me likopen.Likopeni ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme. Ushqime të pasura me likopen përmendim domatet dhe shalqirin.
  6. Nxihuni me zgjuarsi:Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve kur dielli është shumë i fortë (midis mesditës deri në orën 3 pasdite). Këshillohen oraret e mëngjesit ose pas orës 3.
  7. Qëndroni në hije.Kjo do të shmangë djegien e lëkurës dhe do t’i japë lëkurës mundësi për pushim.

Bonus: Nëse doni një lëkurë më të errët pa e dëmtuar, mos harroni opsionin e produkteve vetë-nxirëse.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — ushqime praktike dhe snacks për familje

Udhëzime praktike për të përgatitur ushqime dhe snacks të thjeshta, të ndara dhe të respektshme për familjen para dhe gjatë pjesëmarrjes në një festival kulturor.

Pastrim dhe organizim: udhëzime praktike për të krijuar një kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzime praktike për të organizuar dhe pastruar një kënd studimi për vetëm një fëmijë, me fokus të veçantë në sigurinë nga kimikatet dhe menaxhimin e produkteve të pastrimit.

Flokët: Rutina e thjeshtë e kujdesit të trupit për flokë të fortë dhe lëkurë koke të shëndetshme

Udhëzime praktike dhe të thjeshta për një rutinë të përditshme që forcon flokët dhe ruan lëkurën e kokës, me sugjerime për verë, pishina dhe stilim pa dëmtime.

Femra: Si të përgatiteni për një festival kulturor — udhëzime praktike për veshje, ushqim dhe familje

Udhëzues praktik për gratë që planifikojnë të marrin pjesë në një festival kulturor: si të zgjidhni veshjen e duhur, të menaxhoni ushqimin dhe të përgatiteni me fëmijë, duke respektuar traditat dhe rregullat e organizatorit.