Dhimbjet e barkut tek foshnjat

spot_imgspot_img

Disa foshnja kanë periudhë intensive të qarjes së pandërprerë të njohur si kolikat të cilat zakonisht paraqiten disa javë pas lindjes dhe zhduken gjatë muajit të tretë dhe të katërt. Kolikat shoqërohen nga të qara për më shumë se 3 orë gjatë ditës, në kohëzgjatje prej tre javësh ose më gjatë te foshnjat të cilët kanë ecuri të mirë në përgjithësi. Qarja mund të fillojë papritmas pa ndonjë shkak të posaçëm.

Nëse jeni të shqetësuar konsultohuni me mjekun tuaj, i cili mund t’ju bindë se foshnja juaj është i shëndoshë dhe ju jep këshilla plotësuese se si të qetësoni bebin tuaj.

Kolikat nuk mund të parandalohen por mund të zvogëlohen me këto mënyra:

  • Gjithnjë kur e ushqeni fëmijën e porsalindur mbajeni në pozicion më të drejtuar;
  • E bëni të gromësijë;
  • Nënat të cilat ushqejnë me gji duhet ta shmangin konsumimin e madh të qumështit të lopës, pijeve me kafeinë, perimeve dhe frutave të tilla si (fasulja, lakra, panxhari, sallata jeshile, kajsia, kumbulla, qershia etj), për shkak se shkaktojnë krijim të gazrave;
  • Bëni ngrohje dhe masazhe të lehta të barkut;
  • Konsumimi i çajrave bimore është efektiv, pra të pihen nga nëna (kamomili, nenexhiku, finoku etj.)

Ka shumë rëndësi të dini se:

Dhënia e medikamenteve dhe çajrave të bimëve, të cilat i zvogëlojnë dhimbjet në barkun e fëmijës së porsalindur, duhet të bëhen në konsultim dhe me rekomandim të mjekut. Në këtë situatë kërkoni ndihmë dhe këshillë nga mjeku nëse:

  • Dhimbjet në bark janë shoqëruar me rritje të temperaturës, jashtëqitje të shpeshta, vjellje, ose mungesë të jashtëqitjes;
  • Nëse fëmija nuk fiton peshë, refuzon të thithë gji dhe të ushqehet rregullisht.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.