Çfarë i shtyn gratë drejt tradhtisë?

spot_imgspot_img

Studime të ndryshme, kanë arritur në përfundimin se femrat e moshës së mesme tradhëtojnë në kërkim të pasionit dhe seksit, por nuk dëshirojnë të ndahen nga bashkëshorti. Konkluzionet që mund të nxirren nga mënyra sesi njerëzit i konceptojnë arsyet se pse femrat tradhëtojnë, janë “se ato janë të palumtura me marrëdhënien e tyre”.

Njerëzit shpesh do të thonë se pabesia është një shenjë e një marrëdhënieje në telashe. Kur dikush kapet duke bërë diçka që është shumë e stigmatizuar si tradhëtia, kërkohet menjëherë falje.

Shkaqet e tradhëtisë

Edhe pse monogamia është një normë në shoqërinë moderne, tradhëtia bashkëshortore është shumë e përhapur. Sipas “Archives of Sexual Behavior” një e treta e meshkujve dhe një e katërta e femrave kanë pasur të paktën një marrëdhënie jashtë martese. Duke parë arsyet se përse njerëzit tradhëtojnë, meshkujt tradhëtojnë sepse duan varietet në seks, ndërsa femrat për të plotësuar nevojat e tyre emocionale.

Gjithashtu disa studime tregojnë se ato mund të jenë të palumtura në marrëdhëniet e tyre. Një arsye tjetër është ndryshimi: femrat e humbasin interesin seksual pas njëfarë kohe kur janë në një marrëdhënie të gjatë. Pra mund të jetë dhe kjo arsyeja: femrat mund të kërkojnë një shtyrje seksuale ekstra!

Emocionale apo racionale?

Një pjesë e madhe e femrave kërkojnë një marrëdhënie të përkohshme dhe ndonjë lidhje emocionale. Kjo nuk ndodh me meshkujt të cilët duan vetëm seks dhe e përfundojnë me kaq. Është e mundur që femrat të kenë nevojë për një lidhje emocionale për të shijuar seksin. Nëse nuk kanë lidhje emocionale, ato nuk e shijojnë.

Burimi: Live Science

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.