Çfarë të bëni nëse ka kaluar data e parashikuar e lindjes?

spot_imgspot_img

Është krejt normale që ai të lindë një ose dy javë para apo edhe pas datës së caktuar.Data e lindjes ka ardhur dhe ka kaluar, ndërkohë që ju vazhdoni të jeni ende shtatzënë, shkruan libri ‘Udherrefyes per nje shtatzeni te shendetshme’ Çfarë po ndodh?

Në fund të fundit, data është thjesht një supozim apo parashikim i përafërt se kur mund të lindë fëmija. Është krejt normale që ai të lindë një ose dy javë para apo edhe pas datës së caktuar.

Në fakt, shtatzënia duhet të vazhdojë edhe dy javë pas datës së caktuar, që të quhet zyrtarisht e vonuar, apo siç njihet ndryshe, të fillojë periudha e pas shtatzënisë. Jeni më të prira të keni një shtatzëni të vonuar, në qoftë se:

-data e fillimit të ciklit tuaj të fundit menstrual, nuk dihet me saktësi. Kësisoj, data e parashikuar për lindjen mund të jetë e gabuar;

-kjo është shtatzënia e parë;

– në rast se keni pasur më përpara shtatzëni të vonuara;

– shtatzënitë e vonuara kanë prirje të ndodhin në familjen tuaj;

-fëmija është djalë.

Rrallëherë, një shtatzëni e vonuar mund të lidhet me problemet e placentës apo edhe të fëmijës. Ju do të vazhdoni me kontrollet edhe nëse shtatzënia vazhdon pas datës së përcaktuar për të lindur.

Kështu, mjeku do të vazhdojë të monitorojë shëndetin tuaj dhe të fetusit. Ai do të kontrollojë edhe qafën e mitrës për të parë nëse ka filluar të hollohet dhe të zgjerohet, në pritje të dhimbjeve të lindjes.

Në rast se ka kaluar më shumë se një javë që nga data e lindjes, mjeku mund të kontrollojë rrahjet e zemrës së fetusit, përmes një monitori elektronik apo të përdorë kontrollin me ultratinguj për të parë lëvizjet e tij si dhe për të matur sasinë e lëngut amniotik.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Travel: njëditësh familjar në Kosovë — shëtitje natyrore, piknik dhe atraksione të lehta

Një guide praktik për një ekskursion njëditor familjar në Kosovë: si të përgatiteni, çfarë të merrni me vete, ide për shëtitje natyrore dhe piknik të qetë, dhe këshilla për sigurimin e dokumenteve dhe doganat për udhëtarët nga Zvicra.

Këshilla‑shtëpiake: truket e organizimit për kuzhina të vogla — ruajtje dhe funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla: si të ruani kimikatet, të maksimizoni funksionalitetin dhe të ulni rreziqet me zgjidhje të thjeshta dhe të sigurt.

Foshnja‑juaj: rutinë praktike për ushqimin dhe sigurinë gjatë drekës (6–12 muaj)

Udhëzues praktik për prindërit e foshnjave 6–12 muaj: si të përgatisni drekën, cilësinë dhe konsistencën e ushqimit, mbikëqyrjen për parandalimin e mbytjes dhe praktikat e higjienës.

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.