Për të larguar problemet me kockat iu duhen vetëm këta dy përbërës

spot_imgspot_img

Vaji i ullirit me kripë është gjithçka që iu duhet për eshtra më të forta.

Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo.

Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur, shkruan “AgroWeb”.

Kjo nënkupton se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe rrjedhimisht i përdorin muskujt dhe kockat për më shumë kohë.

Në përgjithësi, njerëzit kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësues.

Shpesh këto ilaçe, kur pihen me tepri janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë.

Natyra nga ana tjetër na ka dhënë shumë burime të rëndësishme kundër dhimbjeve që nuk dëmtojnë organet e tjera.

Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë.

Në momentin që ky lëng i artë bie në kontakt me organizmin, ngadalëson plakjen e qelizave.

Kjo do të thotë që dhimbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur.

Vaji i ullirit përmban edhe substanca që parandalojnë aktivizimin e inflamacionit.

Vaji i ullirit rregullon qarkullimin e gjakut që rrjedhimisht mban organet të shëndetshme.

Trajtimi me vaj dhe kripë, kërkon kripë deti sepse ofron përfitime shumë të mira për organizmin.

Kripa e detit përmban magnez që forcon indet.

Mineralet e tjera te kripa janë shumë të mira për sistemin imunitar dhe për shërimin e kockave dhe muskujve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kripa e detit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij.

Kura me vaj dhe kripë për dhimbjet e kockave

Përbërësit:
1 gotë me ujë

20 lugë gjelle me vaj ulliri

10 lugë gjelle me kripë deti

Përdorimi i Kurës Kundër Dhimbjeve Të Kockave
Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku.

Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën e prekur nga dhimbja për rreth 3 minuta.

Masazhi fillestar duhet të zgjasë 3 minuta dhe duhet të arrini që të masazhoni zonën e prekur për deri 10 ose 20 minuta.

Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me rradhë.

Rezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë.

Do të shikoni që do të mund të lëvizni më lehtë dhe dhimbja do të zbutet ndjeshëm.

Nëpërmjet këtij masazhi, qelizat tuaja do të rigjallërohen, qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë dhe sistemi imunitar më i fortë.

Në disa raste mund të vëreni që lëkura mund të skuqet.

Kundër skuqjes mund të përdorni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe më pas pak pudër.

Ju këshillojmë ta provoni këtë kurë.

Nuk keni asgjë për të humbur, përkundrazi mund të përfitoni shumë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.