Si t’i trajtoni shenjat post-akne

spot_imgspot_img

Nëse ka diçka me të bezdisur sesa vetë aknet, janë shenjat që ato lënë pas në lëkurë. Dhe po flasim për shenjat e inflamuara të kuqe, të cilat mbeten për të na kujtuar se nuk shpëtuam aq thjeshtë nga ajo puçrra e madhe në mes të ballit.Megjithatë ka shpresë dhe kemi dy zgjidhje:
– Të kesh durim të gjatë dhe të presësh ciklin natyral ripërtëritës të lëkurës sa të kujtohet të zbehë shenjat e tua.
– Kujdesi ndaj lëkurës!

Me shenjat e akneve mund të të ndihmojnë një sërë përbërësish të cilët gjenden në produkte të ndryshme. Megjithatë, nëse do të të duhet të zgjedhësh vetëm njërin, ai është mbrojtësi ndaj diellit.

Dielli është shkaku kryesor i theksimit të shenjave të akneve, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse mbiprodhim i pigmentit në lëkurë, që stimulohet nga inflamacioni i akneve.

Përveç kremit të diellit, që është i domosdoshëm dhe nuk duhet të mungojë asnjë ditë të vitit, disa përbërës të tjerë që mund të ndihmojnë në zbehjen e shenjave të akneve janë retinoidet, acidi azelaik, vitamina C, arbutina, niacinamidet, acidi kojik, AHA etj.

Të tillë përbërës ndihmojnë në zbehjen e hiperpigmentimit në mënyrë të drejtpërdrejtë duke stimuluar ripërtëritjen qelizore ose duke ngadalësuar procesin e sintezës së melaninës në lëkurë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hidratimi në ditët e nxehta: udhëzime praktike për familje sipas autoriteteve shëndetësore

Udhëzime të qarta dhe të përdorshme për t'u mbrojtur nga vapaja: si të qëndroni të hidratuar, të freskët dhe si t'u ndihmoni personave në rrezik gjatë ditëve të nxehta.

Horoskop argëtues për 12 shenjat — 1 shtator 2026

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat më 1 shtator 2026. Lexo me humor dhe kujdes — kjo rubrikë është vetëm për argëtim, jo këshilla profesionale.

Para se të blini biletën: udhëzues praktik për verifikimin e festivalit (checklist evergreen)

Para se të blini biletën për një festival, bëni disa verifikime të thjeshta por thelbësore: kontrolloni informacionin zyrtar të organizatorit dhe vendit, politikat e biletave dhe rimbursimeve, masat e sigurisë dhe qasjen për nevoja të veçanta. Ky udhëzues ofro

Qosholi i mësimit për vetëm një fëmijë: hapësirë funksionale, e sigurt dhe pa rrëmujë

Si të organizoni një qoshol mësimi për një fëmijë që të jetë funksional, i sigurt dhe pa rrëmujë, me vëmendje ndaj ruajtjes së kimikateve dhe produkteve të pastrimit.