Shenjat që të tregojnë se lidhja e dashurisë ka marrë fund

spot_imgspot_img

Disa marrëdhënie mund të nisin shumë shpejt, por në fakt, nuk përfundojë siç nisin. Pas gabimeve fatale të partnerëve në një lidhje, gjërat mund të duken ndryshe, por nuk është fundi i botës, gjithsesi. Një ndjesi që nuk të lë të jesh rehat, mund të të çojë në një situatë në të cilën nuk je dhe shumë e qartë për të vepruar. Megjithatë, nëse je në një marrëdhënie e cila vetëm po zvarritet, ja si mund ta kuptosh që ta vazhdosh nuk ka më asnjë kuptim.

  1. Je gjithmonë e para që telefonon apo që dërgon mesazhe.
  2. Partneri nuk merr më asnjë iniciativë për të paguar qoftë edhe faturën më të vogël, madje nuk të bën më ftesa për të dalë.
  3. Asnjë shenjë në profilet sociale të njëri-tjetrit.
  4. Nëse dëshiron të dalësh, zgjedh aktivitete të tilla që nuk të japin mundësi të flasësh, të tilla si kinemaja.
  5. Planet që ishin bërë për udhëtime janë anuluar.
  6. Nuk ka më seks. E tmerrshme, por e vërtetë.
  7. Kur imagjinon të ardhmen, partneri nuk është më brenda saj.
  8. Shpenzon më shumë kohë me shoqet dhe miqtë.
  9. Je gjithmonë duke menduar se mund të dalësh me djem të tjerë.
  10. Njëri nga ju është duke mashtruar. Duket e mundur, derisa seksi mungon, por shumë njerëz jetojnë në shumicën e kohës në një marrëdhënie të tillë.
  11. Bëhesh nervoze sa herë kujton situatat me të dhe përpiqesh ta shmangësh sa më shumë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.