6 gabimet e përditshme që çojnë në shfaqjen e gushës së varur

spot_imgspot_img

Arsyet pse ndodhë dhe pse duhet t’i eliminoni.Gusha është zakonisht e para që tregon shenja të plakjes. Ky është fakt i mirënjohur, shkruan “Living”.

Kjo për shkak se lëkura është më e hollë se në pjesët e tjera të trupit dhe për më tepër, ajo ka më pak gjëndra vaji.

Kjo është arsyeja pse humbet elasticitetin më shpejt. Për fat të mirë, është e mundur të luftosh në mënyrë efektive ndryshimet në lidhje me moshën.

Disa këshilla të njohura që mund të parandalojnë plakjen dhe ta bëjnë gushën tuaj të qëndrojë më e re.

  1. E TEPRONI ME PARFUMIN:

Parfumet përmbajnë alkool dhe aromatizues të ndryshëm që thajnë lëkurën dhe e bëjnë më pak elastike. Nëse jeni mësuar të rifreskoni parfumin gjatë ditës, është më mirë ta aplikoni vetëm në kyçet e dorës.

  1. MBANI AKSESORË TË RËNDË:

Është më mirë t’i përdorni varëset e rënda vetëm në raste të veçanta, sepse ato tërheqin lëkurën.

  1. NUK KUJDESENI PËR POSTURËN (QËNDRIMIN) TUAJ:

Para së gjithash, një pozicion i keq mund të jetë arsyeja e dhimbjeve të kokës dhe qafës. Së dyti, për shkak të lakimit të vazhdueshëm, rrudhat mund të shfaqen dhe nuk janë të lehta për t’u hequr qafe.

4.NUK HIDRATONI RREGULLISHT LËKURËN:

Shumë gra harrojnë që qafa, ashtu si fytyra, duhet të hidratohet rregullisht. Ju nuk keni nevojë për locion të veçantë pasi kremi juaj i rregullt i fytyrës do të jetë po aq i mirë edhe për qafën.

Ju duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi e aplikoni, sepse është e rëndësishme të lëvizni gishtat butësisht lart.

  1. NUK HANI UDHQIME ME ACIDE YNDYORE DHE VITAMINË C:

Vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit që e bën lëkurën elastike. Kjo është arsyeja pse është mirë të përfshini më shumë agrumet, domatet dhe manaferrat në dietën tuaj.

Është gjithashtu mirë të hani më shumë produkte të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6: vaj ulliri, peshk yndyror, arra dhe avokado. Ato ndihmojnë në ushqimin e lëkurës nga brenda.

  1. NUK BËNI USHTRIME:

Për të arritur rezultate më të mira, kryeni ushtrime 1-2 herë në ditë. Edhe ushtrimet e rregullta fizike përmirësojnë rrjedhën e gjakut dhe pasurojnë lëkurën me oksigjen, duke e bërë atë më elastike.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rikombinimi i garderobës për sezonin: ide praktike me copat që tashmë zotëroni

Si të përshtatni garderobën për sezonin duke ruajtur shëndetin e flokëve: ide praktike me kapele, kondicionerë dhe stile të buta që funksionojnë me copat që tashmë i keni.

Si zhvillohet një projekt krijues nga ideja te vendimet kryesore

Një udhërrëfim i përgjithshëm për hapat dhe vendimet kryesore që ndjek një projekt krijues: nga ideja fillestare, përmes bashkëpunimit dhe financimit, te dokumentimi, redaktimi dhe shpërndarja. Përfshin edhe udhëzime për verifikimin e praktikave të të drejtave

Trend: Si ta organizoni gardërobën për sezon — taktika familjare për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizimin e gardërobës nga familjet: si të përgatiteni për sezon, të ruani rrobat, t’u jepni jetë të gjatë dhe të shmangni blerjet e panevojshme duke përdorur etiketa, inventar dhe mundësi lokale për ripërdorim.

Planifikimi i vakteve për javën: menu praktike dhe hapësira pune për parapërgatitje

Udhëzues praktik për planifikimin javore të vakteve: si të ndërtoni menu të balancuara, si torganizoni përgatitjen paraprake dhe si ta mbani hapësirën e punës të sigurtë.