Tre produktet që do iu largojnë irritimin pas depilimit

spot_imgspot_img

Të gjitha format e depilimit mund të jenë irrituese, por ajo që dëmton më së shumti lëkurën mbetet depilimi me brisk.

Sa herë ju ka ndodhur t’i thoni vetes ”Po e shtyj edhe pak depilimin, fundja dimër është e nuk më sheh njeri”? Me siguri po e mendoni edhe tani që po lexoni këtë artikull, por edhe pse jeni në stinën ndodshta më pak impenjative përsa i përket trajtimit të lëkurës, higjiena nuk duhet lënë pas dore, shkruan ”RemedyDaily”.

Në qoftë se depilimi me dyll, pe, makinë depiluese apo trajtimi me lazer ju duken të papërshtatshme për llojin tuaj të lëkurës, janë të dhimbshme ose të papërballueshme për xhepin, depilimi me brisk është zgjidhja më e mirë.

Por, gjithçka do të shkonte shumë mirë nëse lëkura juaj nuk do të inflamohej dhe nuk do t’ju shfaqen disa puçrra të vogla të kuqe që dhembin dhe doni t’i kruani vazhdimisht.

Këto janë tre produkte që do të ndalojnë irritimin e lëkurës pas depilimit:

1.Vaj i pemës së çajit: Vaji i pemës së çajit ka veti antibakteriale, antiinflamatore dhe hidratuese që arrijnë të neutralizojnë skuqjen e lëkurës pas depilimit me brisk. Këshillohet të mos e vendosni direkt në lëkurë, por ta bashkoni fillimisht me pak ujë dhe më pas të lyeni zonën e irrituar.

2.Vaj i arrës së kokosit: Vaji i arrës së kokosit është një ndër aleatët më të mirë të shëndetit dhe të përkujdesjes së lëkurës. Ai është i pasur me acide yndyrore Omega-3, antioksidantë dhe vitaminë E. Të gjithë këta përbërës hidratojnë lëkurën e acaruar dhe njëtrajtësojnë pigmentin e saj.

3.Aspirinë: Një ndër trajtimet më efektive të puçrrave të vogla të kuqe që krijohen pas depilimi është aspirina. Aspirina ka veti anti-inflamatore që qetësojnë të skuqurat dhe kruarjet, ndërkohë acidi salicilik heq lëkurën e vdekur dhe bllokon folikulat polifere.

Shtypni 2 kokrra aspirina në një lugë çaji më ujë të ngrohtë dhe vendosni kremin e krijuar në zonën ku keni më shumë probleme.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kopshti — larja dhe ruajtja e rrobave: teknika të shpejta për ta mbajtur garderobën si e re

Udhëzues praktik për të lani, tharë dhe ruajtur rrobat në mënyrë që garderoba të duket si e re, me këshilla mbi përdorimin dhe magazinimin e produkteve të larjes në mënyrë të sigurt.

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.