Ja përse nuk duhet të thani rrobat në radiator

spot_imgspot_img

Në lokalet në të cilat thahen rrobat e lara me detergjent dhe me zbutës është konstatuar numër i lartë i kimikateve të cilat janë të dëmshjme për shëndetin dhe të cilat madje mund të shkaktojnë edhe kancerin, ka treguar një hulumtim.Më saktë, është zbuluar që më shumë se 25 bashkime kimike, ndër të cilat janë shtatë ndotës të dëmshëm të ajrit, madje dy – acetaldehidi dhe benzeni – në SHBA janë shënuar si substanca kancerogjene.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se si tharja e rrobave në shtëpi është shkaktare për dhembje koke dhe për problemet me frymëmarrjen.

Gjithashtu, tharja e gardërobës në banesa shton nivelin e lagështisë për 30 për qind dhe me vete tërheq dëm të shtuar të astmës dhe alergjive. Pos lagështisë, aty shfaqen edhe moli dhe myku. Gjatë kohës ajri i tillë i ndotur aq shumë thahet sa që ndikon negativisht në organet e frymëmarrjes.

Mukoza bëhet aq e thatë sa që tërheq alergjenë të ndryshëm dhe shkaktarë të infeksioneve të ndryshme. Simptomat e infeksioneve të organeve të frymëmarrjes janë të shumta – kolla, lodhja kronike, irritimi i syve, i fytit dhe i lëkurës, dhembja e kokës dhe të vjellat.

Nëse rrobat thahen në radiator, pos shëndetit të anëtarëve të shtëpisë, do të pengojë edhe qarkullimin e ngrohtësisë në shtëpi, përkatësisht do të zvogëlojë efikasitetin e radiatorit, gjë që për pasojë ka shtim të ngrohjes, dhe vetvetiu edhe shpenzime më të mëdha.

Gjithashtu, edhe vetë lagështia e cila avullohet në ajër e bën më të ftohtë dhomën, andaj edhe pse termostati tregon temperaturë të njëjtë, shtëpia do të jetë më e ftohtë se zakonisht. Me atë rast rrobat e ndjeshme të cilat të njoma vihen në radiatorë mund të dëmtohen sepse në to pëlcasin fijet e penjve.

Prandaj do të duhej të ndryshoni shprehitë tuaja. Megjithatë, ndonjë rrobë të larë thajeni jashtë, në oborr apo në ballkon.

Tharja e tillë është e ngadalshme, por rrobat megjithatë thahen, madje edhe në temperaturë nën zero. Në fillim bëhen me akull, pastaj ngadalë thahen.

Prandaj, nëse patjetër jeni të detyruar, thani rrobat në ndonjë lokal në të cilin më pak qëndroni, nëse nuk keni mundësi që rrobat t’i thani në makinë tharëse apo në ambient të hapur.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Këshilla praktike për kuzhinën e vogël

Kuzhina e vogël bëhet e lehtë kur hapësira, siguria dhe rutina punojnë së bashku. Zbulo zgjidhje të thjeshta për rend, ruajtje dhe parandalim të rreziqeve në shtëpi.

Nëna juaj: rutina e foshnjës

Udhëzues praktik për një rutinë të qetë me foshnjën: si ta lidhësh ushqimin, lojën dhe gjumin në cikle të thjeshta dhe të qëndrueshme gjatë ditës.

5 baza gatimesh për javën në 90 minuta

Plan 90‑minutësh me 5 baza të thjeshta që shndërrohen në vakte të shijshme gjatë gjithë javës, me këshilla ruajtjeje dhe higjiene familjare.

Kafshë‑shtëpiake: Siguria ndaj pastruesve

Udhëzues praktik për të mbrojtur qentë e macet nga pastruesit: ruajtje e sigurt, përdorim i mençur dhe hapat e parë në rast ekspozimi.