Jeni të eksituar gjatë gjithë kohës? Kjo është arsyeja pse

spot_imgspot_img

Çfarë e shkakton dhe a duhet të bëni diçka rreth saj?

Secili person ka interesa seksual dhe gjëra që e eksitojnë të ndryshme. Ato dallojnë nga personi në person, shkruan “HealthLine”.

Të gjithë kanë dëshira dhe nevoja seksuale, por disa kanë më shumë ose më pak se të tjerët.

Për shkak që libido dhe eksitomi janë subjektiv, është vështirë të dallosh se çfarë konsiderohet shumë ose konstant. Por në rastet se ju jeni më të eksituar sa që iu bënë të ndiheni jo-rehat, atëherë vazhdoni të lexoni.

Hormonet

Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në libido. Rritjet e testosteronit rrisin eksitimin. Por edhe anasjelltas, personat që janë më aktiv seksualisht kanë nivele të testosteronit më të larta.

Ushqimet afërdiziake

Këto ushqime janë disa ushqime specifike që shkaktojnë rritjen e dëshirave seksuale. Nëse jeni duke ngrënë këto lloje të ushqimit atëherë jeni duke e nxitur veten, transmeton lajmi.net.

Alkooli dhe droga

A iu shkakton një gotë verë një ngrohtësi poshtë barkut? Nuk jeni i vetëm. Alkooli dhe substancat e tjera shkaktojnë eksitimin sepse jeni në gjendje të ndërmerrni rreziqe që nuk do i bënit në gjendje të kthjellur.

Hiperseksualuteti

Kjo është një temë e veçantë dhe shumë e diskutuar. Personat me hiperseksualitet kanë problem të drejtojnë një jetë normale si pasojë që ndihen të eksituar vazhdimisht duke e bërë të pamundur për ta të kryejnë veprime të zakonshme si puna, të mësuarit etj.

Cikli menstrual

Kjo ndërlidhet me ndryshimet hormonale që kalon trup juaj gjatë ciklit menstrual. Zakonisht femrat ndihen më të eksituara 14 ditë para se të kenë periodat e tyre.

Kjo ndodhë pasi që kjo është koha kur trupi juaj ka fertilitetin më të lartë, dhe trupi juaj e ndjenë nevojën që të çiftohet.

Fshikëza e mbushur

Kjo do të shkaktoj presion në zonat e ndjeshme, duke përfshirë pikën G, prandaj ju do të ndjeheni e eksituar.

Kontakti konstant

Kur jeni mashkull, sigurisht organet gjenitale do t’i keni jashtë trupit. Kjo do të bëjë që kontaktet e vazhdueshme si fërkimi, tërheqja apo prekja të jenë faktorë që shkaktojnë kujtimin e aktiviteteve seksuale duke iu eksituar.

Masturbimi i vazhdueshëm

Personat që masturbojnë vazhdimisht do të ndjehen më të eksituar gjatë gjithë kohës. Kjo ndodhë sidomos në situatat kur ata nuk mund të masturbojnë dhe ndjenë nevojën të bëjë atë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Sallatë verore me qiqra, domate dhe kastravec: drekë e shpejtë në 15 minuta

Një recetë e shpejtë dhe e freskët për drekë: sallatë me qiqra, domate dhe kastravec që përmbush parimet e një diete të shëndetshme dhe udhëzimet bazë të higjienës ushqimore.

Flokët pas diellit dhe pishinës: 5 hapa për më pak tharje dhe këputje

Pas plazhit apo pishinës flokët shpesh duken të tharë dhe të brishtë. Ky artikull ofron pesë hapa praktikë, të bazuar në udhëzimet e dermatologëve, për të zvogëluar tharjen dhe këputjen pas ekspozimit ndaj diellit dhe klorit.

Horoskopi ditor, 17 gusht 2026: Si nis java për shenjën tuaj

Horoskopi ditor për 17 gusht 2026: dashuria, puna, paratë dhe mirëqenia për të 12 shenjat e zodiakut.

Nadja Räss fiton Çmimin e Madh Zviceran të Muzikës 2026

Jodlerja dhe pedagogia Nadja Räss është fituese e Çmimit të Madh Zviceran të Muzikës 2026. Rrugëtimi i saj lidh traditën alpine me edukimin, skenën bashkëkohore dhe trashëgiminë e UNESCO-s.