Pëfitimet nga kryerja e marrëdhënieve seksuale në shtatzëni

spot_imgspot_img

Në momentin që kuptoni se prisni një fëmijë gjatë tremujorit të parë do të fillojnë edhe të vjellat dhe gjëja e fundut që ju shkon në mëndje gjatë kësaj kohe është seksi. Për disa gra seksi gjatë periudhës së shtatzënisë mbetet një tabu ndërsa disa të tjera e shikojnë si diçka shumë te këndshme.  Natyrisht ka situata në të cilat gjinekologu këshillon që të mos kryehet marrdhënie seksuale për shkak të ndonjë aborti të mundshëm.

Në shtatzëni keni më shumë mundësi të kaloni në orgazëm. Kjo për shkak se jeni më të ndjeshme. Edhe ato gra që kishin vështirësi në arritjen e saj para se të ishin shtatzënë në këtë periudhë mund të bëjnë zbulime të reja.

Seksi përmirëson vetëbesimin e njeriut. Trupi pëson shumë ndryshime gjatë nëntë muajve dhe shpesh gruaja i ka të vështira ti pranojë ato. Seksi ndihmon në rikthimin e besimit dhe ndjenjave pozitive.

Më pak stres

Edhe pse shtatzënia zakonisht është një kohë e lumtur, është normale të shqetësoheni për shumë gjëra. Oksitocina, hormoni i dashurisë që trupi liron kur kaloni në orgazëm, mund t’ju ndihmojë të reduktoni stresin dhe të flini më mirë.  Më shumë kontroll mbi urinën. Ju do shkoni më shpesh në tualet dhe kjo gjë ju bën shumë mirë.

Sipas një studimi Danez, seksi i shpeshtë mund t’ju ndihmojë në parandalimin e pre-eklampsisë.  Pre-eklampsia është komplikim i shtatzënisë, të cilin e karakterizon tensioni i lartë i gjakut, ënjtjet dhe proteinat në urinë. Studiuesit besojnë se është për shkak të një proteine të pranishme në spermatozoidet që do të ishte në gjendje të rregullonte sistemin imunitar të gruas.

Presioni i gjakut mund të zvogëlohet pas marrëdhënies seksuale, por nëse keni tension të lartë, seksi është një zgjidhje e përkohshme. Vazhdimi i një jete seksuale të lumtur gjatë shtatzënisë ndihmon forcimin e lidhjes në çift që mund të pësojë disa ndryshime sapo fëmija të lindë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.