Gabimet që nuk po e lejojnë lëkurën të jap rezultate nga kujdesi i vazhdueshëm

spot_imgspot_img

Është zhgënjyese që shpenzoni shumë kohë dhe para për kujdesin e përditshëm të lëkurës, por nuk jeni aspak të kënaqura me rezultatin. Mendoni nëse edhe ju bëni disa nga këto gabime të zakonshme gjatë kujdesit.Ka disa gjëra të rëndësishme për të cilat duhet të kujdesemi – por shpesh ne as nuk jemi të vetëdijshme se po i bëjmë ato.

  1. “E pastroni” shumë

Po, dhe është e mundur. Pastrimi i dyfishtë apo edhe i trefishtë me mjete të ndryshme konsiderohet se është veçanërisht efektiv dhe bën mrekulli. Por mbase nuk i përshtatet lëkurës suaj!

Një pastrues cilësor është i mjaftueshëm për të hequr mbetjet e përbërjes, por pa acarim të tepërt të lëkurës.

  1. Shumë fuqishëm “e pastroni”

Natyrisht që dëshironi ta pastroni lëkurën tuaj shumë mirë. Por nëse e teproni me një furçë fytyre ose pastrues me efekt pilingu, shpejt do të shkaktoni pasoja të tilla si skuqje, pezmatime, puçrra… Sidomos në mëngjes, pastrimi duhet të jetë freskues dhe i butë.

  1. Mjeti juaj i pastrimit është shumë agresiv

Shtresa e sipërme e lëkurës, epiderma, është veçanërisht e rëndësishme për mbrojtjen nga ndikimet mjedisore, siç janë rrezet UV ose ndotja e ajrit.

Nëse pastruesi juaj është shumë agresiv, dëmton këtë pengesë mbrojtëse të lëkurës dhe hap rrugën për inflamacion. Zgjidhni produkte më të buta që nuk dëmtojnë lëkurën tuaj.

  1. Temperatura e ujit është e gabuar

Lëkura e pëlqen rutinën! Kjo vlen edhe për ujin që përdorim. Shumë dermatologë nuk pajtohen me pretendimin se së pari një banjë e ngrohtë dhe pastaj e ftohtë do të stimulojë qelizat dhe do të forcojë lëkurën.

Në vend të kësaj, ata këshillojnë që është më mirë t’i përmbaheni larjes vetëm me ujë të vakët si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë

Udhëtime: Bagazhi i dorës për udhëtime të shkurtra — udhëzues paketimi praktik pa rregulla të kompanive

Udhëzues praktik për paketimin e bagazhit të dorës për 1–3 ditë, me fokus te dokumentet, medikamentet, deklarimet doganore dhe mjetet zyrtare që ndihmojnë për një udhëtim të qetë.

Shoqëria & familja: Kohë cilësore pa telefona — ide praktike për mbrëmje dhe fundjavë

Si të organizoni mbrëmje dhe fundjava pa telefona për të forcuar lidhjet familjare: rregulla të thjeshta, mënyra të mira komunikimi dhe ide konkrete për aktivitete që nxisin dëgjimin dhe kohën cilësore së bashku.