Kujdes nga të brendshmet e ngushta

spot_imgspot_img

Shumica e femrave veshin tanga – jo vetëm me raste të veçanta, por madje edhe kur flenë gjumë.

Mirëpo, kjo rrobë intime miniaturale mund të jetë e rrezikshme për shëndetin. Lidhur me këtë në mënyrën më të mirë na ka treguar Hillary Zink.

Ajo ka treguar që disa javë ka pasur dhembje në anus, ndërsa herë pas here dhimbja ka qenë aq e madhe, sa që deri sa ka udhëtuar me aeroplan, nuk ka mundur të qëndrojë ulur.

I është ankuar nënës e cila ia ka shikuar anusin, mirëpo asgjë nuk ka vërejtur. Meqenëse dhembjet nuk i kanë pushuar, kanë kërkuar ndihmë në spital. Aty kanë konstatuar që Hillary ka absces dhe e orientuan urgjentisht në operacion.

“Tangat të cilat i kam pasur veshur më kanë bërë një prerje mikroskopike dhe jam infektuar. Ai infeksion ka mundur të më vriste”, ka thënë Zink. Më vonë për Buzz Feed ka treguar që ka dashur ta ndajë përvojën e vet me vajzat e tjera, në mënyrë që t’i nxisë, që, nëse vërejnë simptoma të pazakonshme të shkojnë menjëherë te mjeku.

“Po ta kisha injoruar abscesin, ka mundur të më helmojë gjakun dhe në fund të më vrasë. Fatmirësisht, nëna më detyroi të shkoj në spital dhe aty më operuan. Nuk pres të kem kurrfarë problemesh. E gjitha ka ndodhur pasi që kam veshur tanga tepër të ngushta”, ka treguar ajo.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.

Kozmetikë e përditshme: metoda të thjeshta organizimi dhe kontrolli i afateve të përdorimit

Udhëzues praktik për organizimin e kozmetikës së përditshme: si të kontrolloni afatet e përdorimit, si t’i ruani higjienikisht produktet dhe mënyra të thjeshta për të shënuar datat e hapjes.