Ky pëllumb u shit për 1.6 milion euro

spot_imgspot_img

Një pëllumb garash dy vjeçar belg, i quajtur New Kim, vendosi një rekord botëror prej 1.6 milion euro në një ankand që përfundoi sot (e diel, 15 nëntor).Oferta për New Kim filloi me 200 euro më 2 nëntor, por u rrit në 1,31 milion euro në më pak se 90 minuta, pas ofertës së një grupi nga Afrika e Jugut. Por pëllumbi u fitua nga një koleksionist kinez.

Rritësi i pëllumbave, Gaston Van de Wouwer, doli në pension në moshën 76 vjeç dhe djali i tij ka një jetë profesionale shumë të zënë për të vazhduar kopështin e famshëm të pëllumbave. Të 445 zogjtë u hodhën në ankand dhe shitja e përgjithshme e tyre u mbyll me 5 milionë euro. “Të gjithë janë të interesuar për pëllumbat tanë”, tha për Associated Press Pascal Bodengien, kreu i federatës belge të pëllumbave. Vetëm një dekadë më parë, çmimi rekord për një pëllumb ishte sa një e dhjeta e çmimit të New Kim.

Entuziazmi kinez për gara me pëllumba në distanca të gjata ka rritur çmimet ndjeshëm, sidomos për zogjtë në Belgjikë, e cila konsiderohet zemra tradicionale e sportit. Në Kinë, organizohen gara me pëllumba, ku të gjithë pëllumbat mësohen dhe më pas lirohen qindra kilometra larg për të bërë rrugën e kthimit përmes sensit të tyre të orientimit. Çmimet nga garat shkojnë deri në dhjetëra miliona euro.

Por për rritjen e pëllumbave, nuk ka vend të dytë si Belgjika, për shkak të traditës së trashëguar nëpër breza, ndaj shumë njerëz të pasur kinezë e kanë gjetur veten në ankande të tilla me vlera marramendëse.

Burimi: Associated Press

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.