Vdekshmëria nga COVID-19 ka rënë për 30 për qind dhe ja përse

spot_imgspot_img

Gjasat për një person i infektuar me Coronavirus të përfundojë në mënyrë fatale kanë rënë për gati një të tretën në krahasim me muajin prill dhe kjo ka ndodhur për shkak të përmirësimit në trajtimin mjekësor që u bëhet pacientëve, kanë vlerësuar studiuesit në Institutin për Matje dhe Vlerësime Shëndetësore të Universitetit të Uashingtonit.Në Shtetet e Bashkuara, sëmundja COVID-19 vret rreth 0.6 për qind të personave të infektuar me virusin e ri, në krahasim me 0.9 për qind sa ishte në fazën e parë të pandemisë, tha për agjencinë “Reuters” Christopher Murray, drejtor i këtij instituti.

Sipas tij, kjo statistikë tregon se mjekët kanë gjetur mënyra më të mira për t’u kujdesur për pacientët, përfshirë përdorimin e ilaçeve për tëhollimin e gjakut dhe përkrahjen me pajisje të oksigjenit. Janë identifikuar edhe trajtime tjera efektive, si ilaçi deksametazon.

Ekspertët kanë hasur në vështirësi për ta matur një gjë shumë të rëndësishme në pandemi – shkallën e vdekshmërisë. Kjo vështirësi për matje është rënduar për shkak se shumë persona të infektuar nuk përjetojnë simptoma dhe kurrë nuk identifikohen si të infektuar.

Ky institut tha se ka përdorur një shkallë të matjes përmes raportit infeksione – vdekje që është marrë nga pyetësorët pas llogaritjes së moshës së pacientëve. Është arritur në përfundimin që është thënë edhe më parë – të moshuarit janë në rrezik shumë më të lartë sesa të rinjtë.

“Ne e dimë se rreziku është në mënyrë thelbësore i lidhur me moshën. Për çdo vit më shumë në moshë, rreziku i vdekjes nga COVID-19 rritet për 9 për qind”, shtoi Murray.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.

Kozmetikë e përditshme: metoda të thjeshta organizimi dhe kontrolli i afateve të përdorimit

Udhëzues praktik për organizimin e kozmetikës së përditshme: si të kontrolloni afatet e përdorimit, si t’i ruani higjienikisht produktet dhe mënyra të thjeshta për të shënuar datat e hapjes.