Keni këmbë të ftohta? Ju mund të keni këto probleme shëndetësore

spot_imgspot_img

Ndryshimet në temperaturën e gjymtyrëve, shëndeti dhe stili i jetesës, janë disa prej shkaktarëve kryesorë të të ftohtit në këmbë.Cilët janë shkaktarët e këmbëve të ftohta?

Ndjesia e të ftohtit në këmbë është një nga reagimet normale të trupit ndaj temperaturave të ulëta. Kur trupi futet në një zonë të ftohtë, enët e gjakut në këmbë dhe duar, shtrëngohen duke pakësuar qarkullimin e gjakut në këto zona, shkruan “Health.Harvard”, transmeton lajmi.net.

Këmbët dhe duart ndodhen shumë larg nga organet jetësore, ndaj një qarkullim i pakët i gjakut drejt tyre ruan ngrohtësinë dhe qarkullimin në zona më të rëndësishme.

Me kalimin e kohës, qarkullimi i mangët i gjakut shkakton mungesa të oksigjenit, gjë që shkakton nxirjen e gishtave. Kjo është simptomë e përkohshme, por ka njerëz që kur ekspozohen në temperatura të ftohta ose tepër të larta, apo përballen me shumë stres, vuajnë nga një qarkullim i kufizuar i gjakut.

Roli i stresit dhe ankthit

Stresi dhe ankthi janë gjithashtu fajtorë të këtij problemi. Një nga kundërpërgjigjet më natyrale të trupit ndaj stresit apo nervozizmit është të lëshojë më shumë adrenalinë në gjak. Ajo shkakton enët periferike të gjakut të shtrëngohen.

Problemet me qarkullimin e gjakut

Qarkullimi jo i rregullt i gjakut shkakton ftohje të përsëritur të këmbëve të duarve. Qarkullimi problematik vjen si pasojë e një jete joaktive ose qëndrimit ulur për një kohë të gjatë. Pirja e duhanit gjithashtu shkakton vështirësi për gjakun që të arrijë në çdo zonë të trupit.

Anemia

Në disa raste, anemia manifestohet edhe me ftohje të këmbëve. Kjo sëmundje shfaqet në mungesë të sasisë së duhur të rruazave të kuqe të gjakut, kur mungon hekuri, vitamina B12, folati ose ka probleme me veshkat.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...