18 C
Priština
More

    Pse fëmijët kërkojnë ujë çdoherë para gjumit?

    spot_imgspot_img

    Mund të ndodhë që i keni thënë “natën e mirë” dhe të keni menduar se tashmë fëmija juaj është gati për të fjetur gjumë. Kur në atë moment dëgjoni që ju thërret sërish, pasi ka etje. Shkoni pranë tij me gotën me ujë dhe ndërkohë kuptoni se nuk duket se ka edhe aq dëshirë të pijë duke qenë se në disa raste nuk do ta vendosë fare në gojë gotën për të pirë. Kjo kërkesë është disi më komplekse nga sa mendohet dhe le ta kuptojmë bashkë qëllimin.Përse fëmijët kërkojnë të pijnë ujë para gjumit?

    Jo të gjithë fëmijët e kanë të lehtë të bien në gjumë dhe këtë tashmë ju e keni pranuar nëse fëmija juaj gjithashtu bën pjesë në këtë kategori. Në momentin që fëmija kërkon të pijë ujë por nuk ju duket se ka etje, ju me siguri filloni të mendoni se bëhet fjalë për tekën e radhës por nuk është kështu.

    Sipas mjekëve kjo ndodh kur fëmija kërkon vëmendjen tuaj, pra është një kërkesë për t’i kushtuar më tepër rëndësi dhe ju nuk duhet të nervozoheni. Fëmijët nuk flasin me lehtësi për emocionet e tyre dhe nëse nuk e shprehin edhe me veprime fizike, ne do ta kemi të vështirë ta kuptojmë problemin që kanë. Ju duhet të filloni të vëzhgoni fëmijën dhe të kuptoni veprimet e tij.

    Ai ju kërkon juve pranë me këtë preteks për të konfirmuar njëkohësisht që ju jeni pranë tij kurdoherë. Nuk ka rëndësi se cila do të jetë ajo gjë që e frikëson fëmijën, për të ka rëndësi të kuptojë se ju do të vraponi pranë tij sa herë ai të ketë vështirësi.

    Pra në vend që të nervozoheni para kërkesave të tilla të vazhdueshme duhet të siguroni edhe me fjalë se e doni shumë dhe se do të jeni gjithmonë pranë tij.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...