Elton John përgëzon Dua Lipan: “Ke bërë albumin më të mirë të vitit”

spot_imgspot_img

“Future Nostalgia” ishte padyshim një sukses për Dua Lipën, dhe një gjë të tillë e ka vënë në pah edhe Legjenda e muzikës Elton John. Gjatë një videoje live me artisten shqiptare, John e konsideroi albumin si një ndër më të mirët e këtij viti dhe ndër të tjera zbuloi dhe këngën e tij të preferuar.

“Ndërkohë që ti po më interviston…Unë dua të të them se ke bërë një nga albumet më të mira të këtij viti, ‘Future Nostalgia’. Njerëzit donin diçka argëtuese dhe çdo këngë e albumit është fantastike. Ne nuk ndalim së dëgjuari. Djemtë e mi e pëlqejnë shumë, David gjithashtu e adhuron”, u shpreh Elton John.

Ai shtoi se në albumin e saj, Dua ka tre hite dhe  se”Levitating”  është e preferuara e tij.

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, artistja shqiptare me famë botërore ka punuar shumë për të arritur këtë sukses.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.