Si t’i thani flokët në mënyrë të duhur?

spot_imgspot_img

Tharja e flokëve është shprehi e përditshme pa të cilën damat nuk dëshirojnë të dalin nga shtëpia.Tharjen e flokëve në shtëpi shpesh e bëjnë rutinë, mirëpo janë të pakta ato dama të cilat dinë që assesi nuk do të duhej t’i thanin flokët e lagura, por vetëm flokët e njomura (gjysmë të thata). Vetëm atëherë duhet t’i thani me tharëse flokësh për të pasur frizurën të mirë.

Në cilën mënyrë të zgjidhni tharësen dhe brushën më të mirë të flokëve, si edhe cilat janë ato këshilla të mira për dukje sa më të mirë dhe për shkëlqim të frizurës suaj?

Vëllimi

Për t’u dukur flokët tuaj sikur sapo keni dalë nga salloni, me duar ngrini rrënjën e flokut dhe pastaj thani me tharëse. Ky është hap shumë i rëndësishëm i cili flokëve tuaj do t’u japë efektin e duhur.

Përdorimi i drejtë i brushës

Femrat, përgjithësisht, nuk e përdorin drejt brushën dhe kështu shkatërrojnë flokët. Vendoseni brushën e rrumbullakët në rrënjë, mbështilleni deri në fund, pastaj kthejeni prapa deri te rrënja, duke drejtuar tharësen në atë tufë flokësh dhe rrënjë. Pastaj mbështillni skajet në brushë dhe përfundojeni tharjen.

Kujdes me pikat

Nëse dëshironi të kenë vëllim në flokët tuaj, qitni produktin drejtpërdrejt në rrënjë, sepse nëse e qitni në skaje do t’i rëndojë flokët tuaj dhe do t’i tërheqë nga poshtë. Gjithashtu, për të “qëndruar” më gjatë frizura, nuk duhet ta çimentoni me llak flokësh.

Largojeni llakun dhe spërkatni butësisht

Thani flokët lehtë, përdorni në mënyrën e duhur shtesat. A ju kujtohet ajo shtesa të cilën e keni marrë kur keni blerë tharësen e flokëve dhe të cilën nuk e keni ditur përse shërben?

Atë shtesë të ngushtë për fund të tharëses përdorni patjetër kur i thani flokët – në atë rast ajri i ngrohtë është i përqendruar në një tufë flokësh dhe do të keni efekt të shkëlqyeshëm.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Si dalloni materialet që zgjasin rrobat

Udhëzues praktik Trend nga Kosovarja: si ta njohësh në dorë një material të qëndrueshëm, cilat prova të bësh në dyqan dhe si ta ruash rrobën më gjatë.

Kujdesi për jetën seksuale në dashuri

Udhëzues praktik dhe i ngrohtë për komunikim, pëlqim, rituale intimiteti dhe siguri – hapa të thjeshtë që e mbajnë jetën seksuale të gjallë brenda lidhjes.

Dashuri pa konflikte: si zgjidhni keqkuptimet

Keqkuptimet s’duhet të bëhen grindje. Zbulo hapa praktikë për biseda të qeta, dëgjim aktiv dhe kufij të qartë në çift, të përshtatshme për Kosovë, Zvicër dhe diasporë.

Barëra natyrale: rutinë mbrëmjeje për gjumë të qetë

Krijo një rutinë mbrëmjeje të lehtë me hapa natyralë: ambient i qetë, çaj bimor, frymëmarrje e ngadaltë dhe orar i qëndrueshëm për gjumë më të qetë.