A është ky fajtori kryesor për ngritje të numrit të të sëmurëve nga Coronavirusi?!

spot_imgspot_img

Edhe një përkujtues që ajrimi është i rëndësishëm.Superkompjuteri japonez ka treguar se çfarë ka ndikim më të madh në përhapjen e grimcave të virusit, pra ajo është që pikërisht të gjithë jemi më së shumti të ekspozuar në sezonin e ngrohjes.

Në të vërtetë çelësi është lagështia e ajrit, me rrezikun më të madh të jetë hapësira e thatë dhe e mbyllur në muajt e dimrit.

Shkencëtarët kanë shfrytëzuar superkompjuterin Fugaku për të matur modelet e përhapjes dhe trajektoret e grimcave në formë virusi nga personat e infektuar në kushte të ndryshme.

Lagështia e ajrit nën 30% rezulton me sasinë e dyfishtë të grimcave në ajër përkundrejt sasisë në hapësirën me lagështi prej 60% e më tepër.

Studimi gjithashtu ka treguar që strehët nuk janë të efektshme sikur maskat në pengimin e përhapjes së virusit nëpërmjet aerosolëve.

Shkencëtarët kanë zbuluar edhe që rreziku nga infektimi në restorant është më i lartë nëse uleni pranë personit të infektuar, dhe jo përballë tij.

Gjithnjë e më shumë ekspertë me siguri konstatojnë se Coronavirusi mund të përhapet edhe nëpërmjet ajrit.

Qendrat e kontrollit dhe preventivës së sëmundjes kanë reviduar këtë muaj direktivat me të cilat kanë theksuar që mikroorganizmat patogjenë në ajër mund të qëndrojnë orë të rëra, shkruan Reuters.

Superkompjuterin Fugaku më herët e kanë përdorur në mënyrë që të zbulonin detajet mbi përhapjen e infektimit nëpër trena, zyre dhe në klasat e shkollave.

Atëherë është treguar që dritaret e hapura në transportin publik rrisin ajrosjen dy deri në tri herë, me çka dukshëm zvogëlohet përqendrimi i mikrobeve të dëmshme.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Materiale që zgjasin rrobat e familjes

Bli me mend: si ta dallosh në dorë, në etiketë dhe me prova të shpejta materialin që mban formë e ngjyrë më gjatë për gjithë familjen.

Intimitet në çift: këshilla praktike

Udhëzues i ngrohtë dhe praktik për të rritur afërsinë: komunikim i qetë, kufij të qartë, konsensus dhe rituale të vogla pa telefona që forcojnë lidhjen.

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.