Nis faza e fundit e provave për vaksinën kundër COVID-19

spot_imgspot_img

Ka nisur faza e tretë dhe e fundit e provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 nga gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson.Përgjegjësi i operacioneve shkencore të kompanisë, u tha gazetarëve të mërkurën se vaksina është injektuar tek 60,000 persona në 215 vendndodhje të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Argjentinë, Brazil, Kili, Kolumbi, Meksikë, Peru dhe Afrikën e Jugut.

Doktor Stoffels tha se Johnson & Johnson kaloi në fazën e tretë të provave klinike pasi pa rezultate pozitive gjatë fazës së parë dhe të dytë në SHBA e Belgjikë.

Vaksina e Johnson & Johnson është katërta vaksinë potenciale kundër koronavirusit që po i nënshtrohet procesit të provave klinike në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinat që po testohen nga kompanitë Moderna, AstraZeneca dhe një vaksine bashkëpunim i kompanisë Pfizer dhe BioNTech me bazë në Gjermani.

Të katër përpjekjet janë pjesë e një programi të administratës së Presidentit Trump, për të ndihmuar dhe përshpejtuar procesin e zhvillimit, prodhimin dhe shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19. Synimi është që të prodhohen 300 milionë doza të një vaksine të miratuar, deri në janar të vitit 2021.

Për shkak se mund të merret në një dozë të vetme, vaksina e kompanisë Johnson & Johnson ka përparësi të konsiderueshme mbi tre vaksinat e tjera, të cilat kërkojnë dy doza që të garantojnë efikasitet.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.